
Ish-Presidenti i SHBA-ve Bill Clinton ka bërë një rrëfim ndryshe. Ai thotë se ka bërë një gabim ‘të tmerrshëm’ duke detyruar Ukrainën të heqë dorë nga armët e saj bërthamore në vitin 1994.
Clinton kërkoi që Kievi të dorëzonte armët bërthamore në një marrëveshje me Moskën.
Në një shfaqje të rrallë përulësie, ai pranoi se pushtimi i paligjshëm i Rusisë nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse ukrainasve do t’u lejohej të ruanin kapacitetet e tyre bërthamore.
“Ndihem shumë keq për këtë, sepse Ukraina është një vend shumë i rëndësishëm dhe ndiej një faj sepse i bëra ata të pranonin të hiqnin dorë nga armët e tyre bërthamore”, tha ai për rrjetin irlandez RTE.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Putin: Jemi në krizë të thellë me SHBA! Shërbimet sekrete perëndimore qëndrojnë pas terrorizmit në Rusi










