Lufta/ Putin: Jemi në krizë të thellë me SHBA! Shërbimet sekrete perëndimore qëndrojnë pas terrorizmit në Rusi

Lufta/ Putin: Jemi në krizë të thellë me SHBA! Shërbimet sekrete perëndimore qëndrojnë pas terrorizmit në Rusi

Lideri i Kremlinit, Vladimir Putin

RUSI- Lideri i Kremlinit, Vladimir Putin ka zhvilluar sot një tryezë me trupin e ri diplomatik nga SHBA, ku përfitoi nga rasti që për herë të parë që prej luftës në Ukrainë të pranonte se mes Rusisë dhe SHBA ka një krizë të thellë. Edhe pse e nënkuptoi qartësisht ku në fjalimin pak para Bidenit në Varshavë, me tërheqjen nga traktati i armëve bërthamore, shohim një tjetër ‘pllakë’ të retorikës së Vladimir Putinit.

Në mbledhjen me ambasadorët, kreu i ish fuqisë më të madhe globale tha se marrëdhënia me SHBA u “shkërrmoq” menjëherë pasi ndërhynë në revolucionin ‘portokalli’, i bërë nga ukrainasit në Mejdan më 2014. Pra, kjo deklaratë e Putinit në një farë mënyrë e “nxjerr” nga ajo e dikurshmja se në Ukrainë ka ndërhyrje “speciale”. Ka qenë kjo ndërhyrje e SHBA-ve sipas argumentit të Putinit çka çoi në pushtimin e Ukrainës.

Sa u takon marrëdhënieve me BE-në, Putin u shpreh se edhe kjo krisje vjen si pasojë e hegjemonisë gjeopolitike, pra e thënë ndryshe Presidenti rus pretendon se SHBA-ja ka ndikim tërthorazi në vendimet dhe qëndrimet e Bashkimit Evropian. Megjtihatë, Putin tha se nuk do të ndjekë politike izolacioniste.

Rusia “nuk dëshiron të izolohet” dhe mbetet e hapur për “bashkëpunim” me të gjitha vendet mbi bazën e parimit të “barazisë”. Presidenti Vladimir Putin e tha këtë kur priti ambasadorët e rinj për dorëzimin e letrave kredenciale. Mes tyre është edhe ambasadorja amerikane Lynne Tracy .

Në një vizitë në Varshavë , presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se "rusët nuk e kontrollojnë Bakhmutin", por situata është shumë e vështirë. Këshilltari i tij Mykhailo Podolyak thotë se Ukraina do të rimarrë Krimenë "brenda gjashtë deri në shtatë muaj". Kreu i shtetit bjellorus Aleksandr Lukashenko ka zbarkuar në Moskë dhe do të takohet me homologun e tij Vladimir Putin.

Ndërsa gjatë udhëtimit zyrtar treditor në Kinë, presidenti francez Emmanuel Macron tha se "kushdo që ndihmon Rusinë në luftën në Ukrainë do të bëhet "bashkëpunëtor". 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:02
Ish-Presidenti Clinton: Unë jam fajtor për pushtimin e Ukrainës nga Rusia

1680728553_fghfghfhg770x424.jpg

Ish-Presidenti i SHBA-ve Bill Clinton ka bërë një rrëfim ndryshe. Ai thotë  se ka bërë një gabim ‘të tmerrshëm’ duke detyruar Ukrainën të heqë dorë nga armët e saj bërthamore në vitin 1994.

Clinton kërkoi që Kievi të dorëzonte armët bërthamore në një marrëveshje me Moskën.

Në një shfaqje të rrallë përulësie, ai pranoi se pushtimi i paligjshëm i Rusisë nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse ukrainasve do t’u lejohej të ruanin kapacitetet e tyre bërthamore.

“Ndihem shumë keq për këtë, sepse Ukraina është një vend shumë i rëndësishëm dhe ndiej një faj sepse i bëra ata të pranonin të hiqnin dorë nga armët e tyre bërthamore”, tha ai për rrjetin irlandez RTE.

Ora 22:32
Këshilltari i Zelenskyt: Gati të bisedojmë me Moskën! Ja për çfarë bëhet fjalë

1678304168_ukraine.JPG

Një nga këshilltarët e presidentit të Ukrainës Volodymir Zelensky, ka deklaruar se Kievi është i gatshëm të ulet në bisedime me Moskën në lidhje me të ardhmen e Krimesë, nëse forcat ushtarake arrijnë në gadishull

“Nëse do të arrijmë të arrijmë qëllimet tona strategjike në fushën e betejës dhe kur do të jemi në kufirin administrativ me Krimenë, ne jemi gati të hapim një faqe diplomatike për të diskutuar këtë çështje”, tha Andriy Sybiha, një këshilltar i Volodymyr Zelenskyy për Financial Times.

Ora 21:52
Lukashenko i bindur: Rusia dhe vendi im nuk do të shemben

1680724356_ag.JPG

Presidenti i Bjellorusisë Aleksander Lukashenko është i bindur se Rusia dhe Bjellorusia do të kapërcejnë të gjitha vështirësitë e shkaktuara nga presioni perëndimor dhe "nuk do të shemben". "A parashikoi ndokush se ne do të rrëzoheshim?

Ne nuk jemi shembur. Dhe nuk do të rrëzohemi," tha Lukashenko teksa takoi presidentin rus Vladimir Putin sot në Kremlin.

Një takim mes dy liderëve është planifikuar sonte gjatë të cilit do të jenë në tryezë çështje të ndryshme të marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht mënyra e zëvendësimit të importeve, forcimi i bashkëpunimit dhe zhvillimi i industrive të teknologjisë së lartë, si dhe situata ndërkombëtare dhe masat e marra për garantojnë sigurinë, tha në një deklaratë shërbimi i shtypit presidencial bjellorus.

Ora 19:35
Estonia: Jepini Kievit një plan të qartë për anëtarësimin në NATO

1679167483_NATO.JPG

"Ukrainës duhet t'i sigurohet një udhërrëfyes i qartë për t'u bashkuar me Aleancën Atlantike: nuk mund të ketë zona gri në sigurinë evropiane". Kështu deklaroi sot, në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel, ministri i jashtëm estonez, Urmas Reinsalu .

Reinsalu theksoi se vendi i tij ka vendosur të rrisë ndjeshëm kontributin e tij në paketën gjithëpërfshirëse të ndihmës për Ukrainën dhe u kërkoi aleatëve të bëjnë të njëjtën gjë "për të ndihmuar Ukrainën të fitojë luftën". Një kërkesë e ngjashme erdhi nga ministrat e jashtëm të Lituanisë, Gabrielius Landsbergis dhe Letonisë, Edgars Rinkevics ..  

Ora 19:14
Zjarr në Ministrinë e Mbrojtjes Ruse

1680714977_gdgdgd.JPG

Një zjarr ka shpërthyer në Ministrinë ruse të Mbrojtjes në Moskë. Kjo është bërë e ditur nga agjencia Tass. Nuk dihen të tjera detaje.

Ora 19:12
Zelensky nënshkruan marrëveshjen e prodhimit të municioneve me Poloninë

1680714839_ds.JPG

Zelensky ka nënshkruar marrëveshjen e prodhimit të municioneve me Poloninë. Gjatë vizitës së sotme në Poloni, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi në Varshavë një memorandum me qeverinë polake për rindërtimin e Ukrainës dhe një marrëveshje për prodhimin e përbashkët të municioneve për tanke. Kryeministri polak Mateusz Moraëiecki tha se “Polonia ishte e para që paralajmëroi kundër Rusisë dhe e para që mbështeti Ukrainën. Tani ajo dëshiron të jetë e para që do të marrë pjesë në rindërtimin e vendit”.

Ora 19:05
Kievi: Do rimarrim Krimenë brenda 6 muajsh

1677079181_16770475932000.jpeg

Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak tha se Kievi do të rimarrë Krimenë në një periudhë shumë të shkurtër.

“Rusia nuk ka burime të mjaftueshme për të trajtuar situatën në Krime. Ukraina do ta rimarrë gadishullin në një kohë shumë të shkurtër, gjashtë muaj, pesë muaj, shtatë muaj. Ndoshta ky është një optimizëm i tepruar, por është një optimizëm i verifikuar matematikisht. Ura e Kerçit do të shembet pas”, tha këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak.

Për Podolyak, nëse Moska fillon të tërheqë trupat e saj nga Ukraina, atwherw Kievi mund të ulet në tryezën e bisedimeve me Moskën,

Ora 17:21
Shefi i NATO-s: Kina po i ndihmon ekonomisë ruse, i bën jehonë propagandës ruse

1680708131_sg.JPG

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të mërkurën se Kina është duke i ndihmuar ekonomisë së Rusisë, teksa kjo e fundit përballet me sanksionet e Perëndimit për luftën në Ukrainë.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s kanë mbajtur takime në Bruksel me partnerët e Azi-Paqësorit: Japoninë, Korenë Jugore, Australinë dhe Zelandën e Re, për sfidat në rritje, që kanë burim Kinën.

“Kina refuzon të dënojë agresionin e Rusisë. I bën jehonë propagandës ruse. Dhe kjo është mbështetje për ekonominë e Rusisë”, ka thënë Stoltenberg.

“Në kohën kur Pekini dhe Moska janë duke vepruar në kundërshtim me rregullin ndërkombëtar, është edhe më e rëndësishme të qëndrojmë të bashkuar”.

Thirrja për një qëndrim të unifikuar është bërë pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, ka arritur në Pekin për të biseduar me liderin kinez, Xi Jinping.

Ora 16:07
'Marrëdhëniet me BE-në janë përkeqësuar', Putin e pranon: Jemi në krizë të thellë me SHBA-të

1679772908_putin.JPG

SHBA mbështeti revolucionet me ngjyra në ish-republikat sovjetike dhe "grushtin e shtetit në Kiev" në 2014, një episod "në origjinën e krizës aktuale". Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin duke iu drejtuar ambasadores amerikane në Moskë, Lynne Tracy, gjatë ceremonisë së dorëzimit të letrave kredenciale të ambasadorëve të rinj.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara janë "në krizë të thellë", shtoi Putin.

Për më tepër, shtoi ai, marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë janë "përkeqësuar" sepse BE "ka filluar një konfrontim gjeopolitik" me Moskën, tha kreu i Kremlinit gjatë ceremonisë. Por Rusia “nuk dëshiron të izolohet” dhe mbetet e hapur për “bashkëpunim” me të gjitha vendet mbi bazën e parimit të “barazisë”, nënvizoi presidenti rus.

Mes Rusisë dhe SHBA-së ka një fazë “konflikti të nxehtë” , thotë ndërkaq zëvendësministri i Jashtëm i Moskës Ryabkov, duke paralajmëruar se në fakt jemi dëshmitarë të një lufte hibride, disa forma të së cilës janë të paprecedentë. Moska thërret krerët e katër rajoneve të aneksuara ukrainase në këshillin rus të sigurisë dhe zhvillon bisedime me Minskun. Nga ana tjetër, parakushtet mungojnë, thotë Kremlini, për bisedimet me Ukrainën.

Ora 16:03
Me garacinë e NATO-s, Polonia gati të dërgojë të gjithë avionët e saj MiG-29 në Ukrainë

1680703417_akf.JPG

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti në Poloni të mërkurën për të forcuar lidhjet me një vend fqinj që ka luajtur një rol të madh në nxitjen e mbështetjes ushtarake dhe politike perëndimore për Kievin kundër pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë. Homologu i tij polak tha se Varshava ishte gati të dërgonte të gjithë avionët e saj MiG-29 në Ukrainë "në të ardhmen", me kusht që aleatët e NATO-s të Polonisë të siguronin garancitë e duhura të sigurisë.

Polonia është e gatshme të dërgojë të gjithë avionët e saj luftarakë MiG-29 në Ukrainë "në të ardhmen", pasi ka premtuar tashmë 14 avionë të prodhimit sovjetik në Kiev, tha presidenti Andrzej Duda në një konferencë të përbashkët për shtyp me ukrainasin Volodymyr Zelensky.

"Unë mendoj se në të ardhmen do të jemi në gjendje të transferojmë të gjithë flotën tonë të mbetur të MiG-29 në Ukrainë, nëse ka ende një nevojë të tillë," tha Duda për 28 avionë MiG-29 në zotërim të Polonisë.

Duda tha se masa, megjithatë, do të kërkonte një dritë jeshile nga aleatët e NATO-s pasi avionët luftarakë të mbetur në zotërim të Polonisë ishin "përshtatur me standardet e NATO-s".

Ora 15:33
Zelensky: Rusët nuk e kontrollojnë Bakhmutin

1680701638_dag.JPG

Situata në të cilën trupat ukrainase gjenden në Bakhmut është "shumë e vështirë", pranoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky , në një vizitë zyrtare në Varshavë, e para që nga fillimi i luftës. Zelensky iu referua "sulmeve të vazhdueshme të artilerisë së rëndë" dhe "mungesës së municioneve". “Mund t'ju siguroj se armiku nuk e kontrollon Bakhmutin”, nënvizoi ai në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij polak, Andrzej Duda .

Më pas ai shtoi se "në këtë luftë nuk ka kompromise: ne nuk do të heqim dorë nga territori, liria apo fëmijët tanë", nënvizoi presidenti ukrainas, i cili shtoi se lufta që po bën vendi i tij është në mbrojtje " të Evropës dhe të lirinë”.

Ora 08:40
Moska: Droni ukrainas u rrëzua pranë termocentralit bërthamor në Zaporizhzhia

1679679695_fukushima.JPG

Një dron ukrainas është rrëzuar në orët e fundit në zonën e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia, thanë burime ushtarake ruse.

Ora 08:18
Zelensky vizitë zyrtare sot në Poloni

1680641124_zelensky.JPG

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të ketë sot një vizitë zyrtare në Poloni.

Siç është parashikuar nga Marcin Przydacz, këshilltar për punët e jashtme të presidentit polak, "do të ketë bisedime të gjata dhe të gjera, jo vetëm për situatën e sigurisë, por edhe për mbështetjen ekonomike dhe politike". 

Zelensky gjithashtu do të takohet me refugjatët ukrainas në Sheshin e Kalasë së Varshavës.

M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kempes: 05/04/2023 17:55

    po lloshi po, ja po afron edhe gushti kur dollarit do ti vij fundi, edhe amerika bashke me budallenj si ty edhe skllever si europa do ti nenshtrohen euroazise

    Përgjigju
    • Turi: 05/04/2023 19:32

      Hahahah ka pirevmall te forte ska faj zelenska

  • kurse: 05/04/2023 15:50

    hahahahaah , ska faj i duket kievi bakmut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu në Report TV: “Paketa e maleve” pozitive, por jo të gjithë emigrantët mund bëjnë bujtina apo hotele! Duhen oferta për kthimin e profesionistëve

Kreshnik Spahiu në Report TV: “Paketa e maleve” pozitive, por jo të gjithë emigrantët mund bëjnë bujtina apo hotele! Duhen oferta për kthimin e profesionistëve