Ish-presidenti francez akuzohet për mashtrim gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2007

Ish-presidenti francez akuzohet për mashtrim gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2007

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, është nën hetim për mashtrim si pjesë e hetimit për financimin e fushatës së tij zgjedhore të vitit 2007. Mësohet po ashtu se Sarkozy akuzohet për shantazhim të dëshmitarve dhe për komplot për të kryer mashtrim.

Çështja kundër Sarkozy-t, ende një figurë me ndikim në politikën franceze, lidhet me akuzat se ai mori para nga diktatori i ndjerë libian Moamer Kadafi për të financuar një nga fushatat e tij zgjedhore, për të cilën ai do të dalë në gjyq në vitin 2025, raporton Reuters.

Një dëshmitar kyç në atë rast, biznesmeni franko-libanez Ziad Takieddine, kishte pohuar se ai dorëzoi tre valixhe të mbushura me një total prej pesë milionë eurosh (5.3 milionë dollarë me tarifat aktuale) në 2006 dhe 2007.

Sarkozy drejtoi Francën nga viti 2007 deri në vitin 2012, dhe ka apeluar kundër dy vendimeve. Të paktën nëntë persona të tjerë janë nën dyshimin se kanë marrë pjesë në komplotin e supozuar.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën