Ish-presidenti i Hondurasit shpallet fajtor për trafik droge, dënohet me burgim të përjetshëm

Ish-presidenti i Hondurasit shpallet fajtor për trafik droge, dënohet me burgim të përjetshëm

Juan Orlando Hernández

Juan Orlando Hernández, ish-presidenti i Hondurasit, është shpallur fajtor për akuzat e trafikut të drogës në një gjykatë federale amerikane.

Hernández u dënua këtë të premte me burgim të përjetshëm, për komplot për të importuar kokainë në SHBA dhe për posedim të armatime, duke përfshirë mitralozë.

Prokurorët thanë se ish-presidenti drejtoi Hondurasin si një “narko-shtet”, duke mbrojtur dhe pranuar ryshfet nga trafikantët e drogës.

55-vjeçari mohoi akuzat dhe tha se është i pafajshëm në këtë rast. Ai u dënua nga një juri në një gjykatë federale të Manhatanit pas rreth dy ditësh diskutime.

Hernández ishte president i Hondurasit nga 2014 deri në 2022, duke shërbyer për dy mandate radhazi.

Ai fillimisht kandidoi si një kandidat për rendin dhe ligjin, i cili premtoi se do të trajtonte çështjen e krimit të lidhur me drogën në vend.

Në vend të kësaj, prokurorët e akuzuan atë për partneritet me "disa nga trafikantët më të frytshëm të narkotikëve në botë për të ndërtuar një perandori të korruptuar dhe brutalisht të dhunshme bazuar në trafikun e paligjshëm të tonëve kokainë në Shtetet e Bashkuara".

Tre muaj pas largimit nga detyra, ai u ekstradua në Nju Jork dhe u arrestua në prill 2022 për t'u përballur me akuzat federale në SHBA.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ich: 09/03/2024 11:13

    Po TAHIRI pse doli apo Shqipri hesapi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro