HONDURAS - Futbolli në vendet e Amerikës është shumë agresiv. Diçka e tillë vërtetohet edhe në Hoduras, shtet në Amerikën Qëndrore. Derbi i futbollit mes Marathon dhe Olimpias u fitua nga miqtë 0-1, ndërsa Olimpia ngjitet e vetme në krye të renditjes.
Vendasit e mbyllën sfidën me dhjetë lojtarë, kjo pas daljes me të kuq të qendërmbrojtësit Andre Orellana. 21-vjeçari nuk mendoi dy herë, duke u hedhur me qëllim drejt kundërshtarëve, në një lëvizje që nuk duket për sportin e futbollit.
Në fund mbrojtësi i vendasve la fushën me karton të kuq, kjo pasi arbitri nuk nguroi dhe ishte i vendosur për një vendim të tillë.
ÇUNI S'QENKA PER FUTBOLL...ANTARSIMI NE RJEDHAT E SPORTEVE LUFTARAKE DO TI BENTE MIRE.
Përgjigju