Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut sot vendosi 17 vite burg për ish-presidentin Lee Myung-bak i akuzuar për korrupsion.

Sipas Agjencisë së lajmeve Yonhap, Gjykata e Lartë, ka caktuar 17 vite burg dhe një gjobë prej 10.9 milionë dollarë amerikanë.

Lee Myung-bak 78-vjeç, i cili drejtoi vendin nga viti 2008 deri në vitin 2013 u akuzua në prill 2018 për 16 vepra penale, përfshirë përvetësimin në lidhje me kompaninë e pjesëve të automjeteve DAS dhe marrje ryshfeti.

Gjykata tha se Lee ka zhvatur 22.25 milionë dollarë nga kompania DAS dhe pranoi ryshfet në total prej 8 milionë dollarë.

Kurse Lee ka mohuar akuzat duke pretenduar se rasti ishte i motivuar politikisht.