Ish-Presidenti Sarkozy përballet me drejtësinë, akuzohet se përfitoi fonde ilegale nga Gaddafi

Ish-Presidenti Sarkozy përballet me drejtësinë, akuzohet se përfitoi fonde ilegale nga Gaddafi

Nicolas Sarkozy

Ish-Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy do të shkojë gjyq pas skandalit të madh politik, ku ai akuzohet si përfitues i miliona eurove të fituara në fushatën e paligjshme elektorale të financuar nga regjimi i ish-diktatorit të ndjerë Muammar Gaddafi.

Në këtë gjyq historik, krahas ish-Presidentit të djathtë francez, janë të akuzuar gjithashtu dhe 12 persona, duke përfshirë këtu ish-ministra qeverie të clët kanë marrë pjesë në komplote kriminale për të gjeneruar fonde nga një diktator i huaj në shkallë masive.

Pas një hetimi 10-vjeçar kundër korrupsionit, gjykata do të dëgjojë akuzat për atë që magjistratët hetues e quajnë si pakt korrupsioni, mes Sarkozyt dhe regjimit libian.

Mësohet se asokohe, ndërmjetësit dërguan valixhe plot me para në ndërtesat e Ministrive në Paris për të financuar në mënyrë të paligjshme fushatën presidenciale të vitit 2007 që solli dhe fitoren e Sarkozy.

E gjithë kjo situatë ka përkeqësuar raportin mes klasës politike franceze dhe votuesve, me këta të fundit të cilët kanë humbur tashmë besimin.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës