Bamir Topi në Report Tv: Politika s’ka qenë e motivuar për të bërë gjyqin e 21 janarit! Berisha e sheh pushtetin me dylbi, i garanton Ramës mandatin 4

TIRANË- Ish-presidenti Bamir Topi është i gatshëm të dëshmojë për 21 janarin, por thotë se nuk është thirrur nga SPAK. I ftuar në Report Tv, Topi komenton mbi 21 janarin ndërsa për pak ditë shënohen 14 vite nga ngjarja e rëndë, ku plumbat e shtetit i morën jetën 4 protestuesve në 2011.

“Jo, deri tani. Një ngjarje, cilado qoftë, interpretohet nga disa këndvështrime rreth të vërtetës. Mund të interpretohet tridimensionalisht”, thotë Topi në Report Tv.

Në emisionin ‘Frontline Interview’ me gazetaren Marsela Karapanço, ish-presidenti ndalet edhe në librin e tij autobiografik “Nocturn”, në të cilin ka shkruar edhe për 21 janarin, të cilin e konsideron një ngjarje që mbetet një pikë qendrore gjatë presidencës së tij. Sipas, Topit politika nuk ka qenë e motivuar për të bërë gjyqin e kësaj ngjarjeje. E madje akuzon edhe kryeministrin Rama për mosveprim.

“Unë kam thënë të vërtetat e mia. Për 21 janarin ka edhe aktorë të tjerë, aktorë të terrenit, grupimet politikë, institucionet, ata që kanë operuar në terren, duke nisur me mediat, por edhe me njerëzit e ligjit. Nuk e kam trajtuar specifikisht 21 janarin, por është pjesë e udhëtimit tim presidencial, ku patjetër ngjarja e 21 janarit është ngjarje qendrore. Libri i takon 2018 dhe nuk është shkruar menjëherë kur kam lënë presidencën.

Duhet të kemi respekt për institucionin, është në juridiksionin e tyre që të mendojnë edhe metodikën e gjitha me radhë. Di të them që u bënë 14 vite që unë flas për 21 janarin. Politika duhej të ishte kujtuar për ti bërë gjyqin pol 21 janarin, se nëse drejtësia ka në dorë çështjen, unë nuk komentoj vendimet e drejtësisë, por dua të them që politika s’ka qenë e motivuar për ta bërë gjyqin e 21 janarit”, tha Topi.

Topi përmendi si rast unik mbylljen e komisionit hetimor për 21 janarin pa një raport, duke e cilësuar këtë si një mungesë përgjegjësie nga politika. Sipas tij, Rama pasi fitoi zgjedhjet në 2013 duhej të ishte vënë në lëvizje dhe të hapte me procedurë punën e komisionit hetimor.

“Ai komision hetimor është rast unik, i vetmi komision që e ka mbyllur detyrën e vet pa një raport. Këtu mund të akuzohen politikisht dhe ata që e kanë arkivuar pa një raport, mund të ishte edhe me dy raporte. Politika e ka lënë gjyqin e 21 janarit stand by. Politikisht do bëj me faj së pari kryeministrin aktual i cili e shfrytëzon ritualin e 21 janarit çdo vit, demonstrata e heshtur e janarit, i takonte atij të rihapte me procedurë punën e komisionit hetimor të 21 janarit kur mori detyrën", thekson Topi. 

Vlerësime ka për punën e SPAK, për të cilin thotë se është i vetmi institucion funksional në Shqipëri.

"SPAK është i vetmi institucion funksional në Shqipëri", tha Topi. 

Ish-presidenti Topi thotë se Berisha e sheh pushtetin me dylbi dhe se gjithë aksioni i tij politik përqendrohet tek lufta që të ruajë ‘domeinin’ e kryetarit të opozitës. Topi shprehet se Berisha i garanton Ramës mandatin e 4, ndërsa të dy i akuzon se janë bashkë që prej vitit 2008.

“Akordi vjen në dy rrethana ekstreme, o kur është e sigurt që do vijë në pushtet, ose kur është sigurt që pushtetin duhet ta shohë me dylbi. Në rastin e Berishës është kjo e dyta, dhe Berisha e di fare mirë që nuk vjen në pushtet. Të shpëtojmë atë që mundet të shpëtojmë ai kërkon të shpëtoje rolin drejtues të opozitës institucionale dhe gjithë këto rryma që dalin nga PD, e forcojnë apo e dobësojnë? Berisha ka një hall, që nëpërmjet këtij sistemi që këta i miratuan së fundmi ti mbyllë rrugën gjithë tjerëve që janë në opozitë duke i garantuar këtij tjetrit që është në pushtet, mandatin e 4.

Aksioni politik që ka është për të krijuar domenin e kryetarit të opozitës. Duke qenë i bindur që ti nuk fiton zgjedhjet në këtë mënyrë, se si është shpartalluar ajo parti politike”, tha Topi.

Në zgjedhjet e 11 majit nuk sheh surpriza, ku sipas Topit do të ruhet staus quoja politike dhe se Rama ka përballë pikërisht njeriun që donte: Sali Berishën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:17
Bamir Topi: Berisha e Rama prej 2008 janë bashkë, vijnë nga kontingjenti i komunistëve shqiptarë

Për ish-presidentin Bamir Topi, kryeministri Edi Rama dhe Sali Berisha janë arkitekëtët e shkatërrimit të demokracisë në Shqipëri. Për Report Tv, Topi thotë se Berisha e Rama prej 2008 janë bashkë dhe sipas tij vijnë nga i njëjti kontingjent politik, i lidhur me të kaluarën komuniste të Shqipërisë.

"Janë arkitektët e shkatërrimit të demokracisë në Shqipëri. Kjo lloj politike e ndërtuar në këtë mënyrë, prodhon institucionet dhe gjithë thonë çfarë është ky shtet që nuk na garanton, origjina e së keqes është tek politika. Për ta koncentruar është tek dy individë, që kanë qenë bashkë në 2008, dhe vazhdojnë të jenë bashkë. Se si e shohin njerëzit, besoj një pjesë e dinë, një pjesë janë në atë nivel që nuk merren me analizë politike.

Sot ka një histori paralele. Çfarë ka ndodhur pas luftës së dytë botërore në Shqipëri, është e njëjta metodikë. Në mënyrën se si administrohet pushteti, se si rekrutohen njerëzit, linjat familjare, do e gjesh origjinën patjetër tek kuadrati i bllokut. Janë te dy që vijnë nga kontingjenti i komunistëve shqiptarë institucional. Unë nuk merrem me biografinë, por ata edhe janë, dhe veprojnë në të njëjtën mënyrë pavarësisht se janë në kampe gjoja të ndryshme", tha Topi në Report Tv. 

Ora 20:13
Bamir Topi në Report Tv: Në PD, luftë e brendshme mes atyre që ëndërrojnë karrigen e radhës të deputetit

Ish-presidenti Bamir Topi flet edhe për protestën e thirrur nga Berisha para SPAK. Në një intervistë për Report TV, Topi tha se ai dhe Berisha janë ndarë përfundimisht në janarin e vitit 2011 dhe se që prej asaj kohe, rrugët e tyre politike janë krejtësisht të ndryshme.

Besnikët që ndjekin Berishën edhe në protestat para SPAK, i quan një “administratë politike të PD”, që ka synime të ngushta personale dhe që është e fokusuar vetëm te përfitimet e radhës. Sipas tij, Beriaha ndiqet vetëm nga ata që ëndërrojnë karrigen e radhës dhe se të gjithë janë në luftë të brendshme për të siguruar vend të sigurt në listën e deputetëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Si është sjellja e zotit Berisha është çështje e tij, nëse unë do isha me të njëjtën kulturë politike do ishim bashkë por jemi ndarë në mënyrë defintive në janarin e 2011. I thonë 14 vite dhe jam shumë larg për tu futur në përcaktimin e identikitit aktual. Nuk jam as në oborrin e tyre, unë jam një ish-president, politikan dhe bëj trajtime më serioze të natyrës politike.  Si e ka sjelljen politike është pjesë e tij. Skam asnjë lloj komenti, këto çështje janë te drejtësia, unë në mënyrë të vazhdueshme kam mbështetur institucionet e drejtësisë.

Problemi është që vërtetë një akt politik nuk vlerësohet thjesht nga numrat, por patjetër që duhen parë dhe numrat. Ka një numër konsistent që është pjesë e ‘administratës politike’ në PD. Janë ata që ëndërrojnë karrigen e radhës, në një garë të brendshme se kush e kush do tërheqë vëmendjen e liderët që përpilon listën e kandidatëve për deputet. Në rast se themi se jemi në prag të zgjedhjeve, për mua ka një prognozë të qartë, janë besnikë, apo dashamirës, por janë shumë pak”, tha Topi në Report Tv.  

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Na ruajt zoti: 07/01/2025 22:03

    Ramës ti nuk ivjen as te thundra…ku ishe në krye mbete ushtari keq i beeishës

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Gazetarja italiane Cecilia Sala lirohet nga regjimi iranian, mbërrin me avion në Romë, pritet nga Meloni! Përqafon partnerin dhe u dërgon mesazh kolegëve: Jam kthyer

Gazetarja italiane Cecilia Sala lirohet nga regjimi iranian, mbërrin me avion në Romë, pritet nga Meloni! Përqafon partnerin dhe u dërgon mesazh kolegëve: Jam kthyer