/ATSH-Z.Tosku/-Inspektorati Shtetëror Shëndetësor me në krye Eltar Deda, inspektoi qytetin e Shëngjinit me qëllim vëzhgimin në terren të masave të marra, për garantimin e një turizmi të sigurtë dhe të shëndetshëm në të gjithë zonat turistike të vendit.
Strukturat e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor të qarkut të Lezhës i kanë paraprirë sezonit turistik me inspektimet e kryera në periudhën para hapjes së sezonit turistik veror në një sërë subjektesh.
Kryesisht subjekte turistike, restorante dhe struktura akomoduese, subjekte prodhuese dhe subjekte tregtare në sistemet e ujit të pijshëm nga kaptazhi deri në pikat fundore, impiantet e trajtimit të ujërave zeza, gropat septike dhe trajtimin e tyre, ndalimin e derdhjeve ne det pa lënë pas dore plazhet dhe pishinat.
Me fillimin e sezonit turistik strukturat e ISHSH të qarkut të Lezhës janë duke kryer inspektime të vazhdueshme në subjektet prodhues, ruajtës dhe shpërndares të akullit, në subjektet prodhues, ruajtës dhe shpërndares të akulloreve e pijeve freskuese dhe inspektime në shërbimin stomatologjik me qëllim rritjen e cilësisë së ofrimit të këtij shërbimi i cili gjatë periudhës së sezonit turistik veror ka rritje të fluksit të pacientëve