Ish-shoku i qelisë rrëfen rrahjen e Albin Kurtit nga serbët: Zgjati deri në mëngjes...Gjysmë zëri s'dëgjonim, goditjet po

Ish-shoku i qelisë rrëfen rrahjen e Albin Kurtit nga serbët: Zgjati deri në mëngjes...Gjysmë zëri s'dëgjonim, goditjet po

Albin Kurti në burg

KOSOVË- Enver Dugolli, ish-shoku i qelisë së Albin Kurtit kur të dy ishin të burgosur në Burgun e Lipjanit në vitin 1999 ka rrëfyer një nga momentet më të tmershme, atëherë kur  gardianët serbë kanë rrahur kreun e Lëvizjes Vetëvendosje. Shkëputur nga libri i tij "Qark i (Pa)mbyllur Burgjesh", Dugolli kthehet pas në kohë, në mbrëmjen e 9 qershorit 1999, atëherë kur gardianët serbë të Burgut të Lipjanit rrihnin pa ndalim një të burgosur, ku më vonë u mor vesh se ai kishte qenë Albin Kurti.

“9 qershor 1999, Burgu i Lipjanit

"...Na kapi fort shqetësimi ngaqë dëgjonim një rrahje të pamëshirshme dhe të pandërprerë diku prej një dhome të burgut. Duhet të ishte ora dhjetë e mbrëmjes kur kishte nisur rrahja. Nuk po ndalej. Në fillim dëgjohej vetëm një gjysmë zëri i njeriut që rënkonte nën goditjet. Ngaqë goditjet ishin shumë të shpeshta, ne gjykonim se po torturonin disa të burgosur njëkohësisht. Edhe atë gjysmë zëri nuk e dëgjonim më, por goditjet po. Ato vazhdonin me të njëjtin vrull. Lidhëset plastike në duar dhe zhurma e goditjeve në vesh na mbanin zgjuar. Të mbetet pak për të menduar në ato çaste, por ajo pak ta shpon trurin. Vetëm më vonë mësuam se fjala ishte vetëm për një njeri. Njeriu që ishte rrahur për vdekje nga gardianët e burgut, gjithë natën deri në mëngjes, ishte Albin Kurti...”, shkruan Enver Dugolli.

Sot Albin Kurti është në krye të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, parti kjo e cila ka dalë fituese në zgjedhjet e 6 tetor.

Postimi i plotë i Enver Dugollit

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emi: 05/01/2020 00:14

    Keta heroj i duhete kobite shqiptare si kan vujte per liri. Rrespekte

    Përgjigju
    • Gisi: 05/01/2020 18:49

      Ata si ty duhet te shkojne ne shkolle, te mesojne te shkruajne!

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme

Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme