Ish-studenti i viteve ’90: Pas 32-vitesh vendit i duhet ‘Dhjetori II-të’! Shkodrani Nesti Kiri: Opozita po çalon, duhet reformim

8 Dhjetori i vitit 1990, është ende një kujtim i gjallë për protagonistët e kësaj date që shënoi shembjen e regjimit komunist në Shqipëri. Protagonistët ende sot kujtojnë me shumë emocion angazhimin e mijëra të rinjve të cilët u bënë bashkë me idealet për Shqipërinë si gjithë Europa.

Nesti Kiri, asaj kohe një i ri shkodran, student e kujton me emocion 8 dhjetorin dhe jo vetëm, angazhimin e tij për idealet e lirisë.

“Ishte një Jeruzalem për Shqipërinë. U ngritëm me shpresë dhe me ideale për demokraci, që nuk është realizuar akoma”.- tha ai.

Me ndryshimin e sistemit lëvizja e humbi jehonën sepse te rinjtë u përdoren nga politika.

“Në grevën e urisë hynë edhe nipa e fëmijë të nomenklaturës, pra diçka nuk po shkonte, lëvizja e dhjetorit u përdor, ndaj dhe sot shihet se ish-ët janë sot në pushtet”.

Sot pas 32 vitesh, Nesti Kiri shprehet se Shqipërisë i duhet një dhjetor i dytë.

“Duhet dhjetor i II-të, si fillim brenda PD-së sepse diçka po çalon dhe tek opozita shqiptare”.- u shpreh ai.

Nesti Kiri nuk është angazhuar në politikë, por menaxhon një biznes në veri të vendit. Përmes Report Tv jep mesazh për të rinjtë të cilët mund të kthejnë shpresën.

“Shqipëria ka nevojë për Demokraci të vërtetë, për dhejtor të ri, ndaj u them të rinjve se ‘ju mund ti prini çdo lëvizje’”.- tha ai.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Demokrati: 08/12/2022 20:29

    Nesti sekretari i rinise ne shkollen industriale , spiun i keq na spiunote ne qe vejshim skedina ne 1987

    Përgjigju
  • Kirasjani: 08/12/2022 16:00

    Hajdut!perseri kerkon dhjetor te dyte!nuk ke lene gja pa vjedhur kur ke ken drejtor OSHEje, prandaj kerkon perseri dhjetor te dyte,per te vjedhur perseri.

    Përgjigju
    • Shkodrane: 09/12/2022 03:11

      Edhe ti, ai ka sakrifikuar duke lënë Kanadanë për të shërbyer në Shkodër ti e shan! Kur je drejtor lekët vijnë vetë....vilat në zonë të mbrojtur ndërtohen vetë...afër Jozit ma!!????

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025