‘Ishte bërë si guri në këpucë’, Nasip Naço: LSI ka dështuar në të gjithë Shqipërinë! Meta të mbajë premtimin që dha para zgjedhjeve
Kandidati për deputet i PS-së i renditur i katërti në Qarkun e Beratit, Nasip Naço
Kandidati për deputet i PS-së i renditur i katërti në Qarkun e Beratit, Nasip Naço ka thënë se sot gjendet bashkë me PS për shkak të eksperimenteve të dështuara të LSI-së, ndërsa shton se kjo e fundit "ishte bërë si guri në këpucë".
Naço tha për “Top Channel” se LSI ka dështuar në të gjithë Shqipërinë për shkak të lidershipit, që mendon se bën politikë të madhe, por në fakt është e kundërta.
“LSI ishte bërë ai guri në këpucë. Sot unë jam bashkë me PS për shkak të dështimeve të lidershipit të LSI-së. Për eksperimente politike të dështuara nuk kishte më vend. Kam kontribuuar në këtë fushatë, por një falënderim e kam edhe për zotin Rehovica që kanë qenë në këtë fushatë përkrah meje. LSI ka dështuar në të gjithë Shqipërinë për shkak të një grupi njerëzish që nuk bëjnë politikë, po mendojnë se bëjnë politikë shumë të madhe. Lidershipi i LSI-së mori një mësim të mirë! Të respektojë qytetarët dhe paktet që bën.”, u shpreh Naço.
I pyetur nëse ka një apel për Presidentin Meta dhe kryetaren e LSI-së Kryemadhi, Naço tha se nuk ka një koment, por e ftoi Presidentin Meta të mbajë fjalën që ka dhënë para se të niste procesi zgjedhor. Meta ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nga posti i Presidentit.
“Nuk kam asnjë koment, por para dy javësh kur ka ardhur Rama në Skrapar kam parë që doli gjithë qyteti që priti dhe isha i bindur se aty do merrte mandatin e 5. Dua ta lë Metën në lumturinë e vetë dhe të bëjë atë që ka premtuar të bëjë pas zgjedhjeve. Unë di që Meta e mban fjalën”, tha ai.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
19.9%
-
Jo
75.5%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 1878
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mazhoranca ‘sherr’ për transparencën e KLSH-së, Braçe: 10 muaj një kontroll! Duhet afat për auditimet! Gjini: Cënohet pavarësia
8 Tetor, 20:28
-
Monika Kryemadhi kërkon t’i marrë Metës 10% nga fondi që Partia e Lirisë merr nga buxheti i shtetit për fushatë zgjedhore
8 Tetor, 18:38
-
Berat, bie prodhimi i ullinjve, s’ka subvencione dhe as krah pune! Agronomi: Qeveria i ka braktisur fermerët
8 Tetor, 17:53
-
EMRAT/ KQZ i kërkon Komisionit të Ankimimeve gjobitjen e 41 kandidatëve për kryebashkiakë, mes tyre Pjerin Ndreu me 7,2 mln lekë! 32 të PD-PL, 9 të PS, ja shifrat
8 Tetor, 17:24
-
Alban Daci: Politika dhe SPAK!
8 Tetor, 15:43
-
Martin Leka: O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
8 Tetor, 13:03
-
Rama bën për ujë të ftohtë kryebashkiakët: Skandaloze, digjni fondet e shërbimeve sociale! Shpejtoni legalizimet! I pakënaqur me reagimet për përmbytjet e zjarret
8 Tetor, 08:37
-
Protesta e PD, ministri Hoxha: Shfaqje e shëmtuar, si kurrë më parë sulmuan edhe selinë e kundërshtarëve! Dhunuesit do përballen me drejtësinë
8 Tetor, 07:17
-
Eduard Zaloshnja: Korrelacioni negativ mes protestave ekstreme dhe rezultatit pasardhës elektoral
7 Tetor, 13:27
-
Socialistët mbledhin grupin, të shqetësuar për kaosin e dhunën e demokratëve në Kuvend! Spiropali: Garda me plan të ri për të menaxhuar situatën
7 Tetor, 11:27
-
Eduard Zaloshnja: Korça, qarku ku do të pakësohet një mandat parlamentar
6 Tetor, 11:45
-
Bajram Peçi: Mashtruesi i etur për destruktivitet
5 Tetor, 22:22