Një 40-vjeçar është arrestuar në Morinë pasi ishte shpallur në kërkim për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Gjykata e Dibrës e ka dënuar 40-vjeçarin  me 8 muaj burgim për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

"Dibër/ Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 8-muaj burgim për veprën penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt".

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve për kapjen e shtetasve në kërkim, kanë lokalizuar në Morinë dhe kanë vënë në pranga shtetasin G.M., 40 vjeç, banues në Peshkopi.

Gjykata e Dibrës e ka dënuar 40-vjeçarin,  me 8 muaj burgim për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.