Ishte dënuar më parë për mashtrim tatimor, Netanyahu respekton gjykatën izraelite dhe shkarkon aleatin kryesor në qeveri

Ishte dënuar më parë për mashtrim tatimor, Netanyahu respekton gjykatën izraelite dhe shkarkon aleatin kryesor në qeveri

Aryeh Deri dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shkarkoi aleatin kryesor Aryeh Deri nga të gjitha postet ministrore të dielën, duke respektuar një vendim të Gjykatës së Lartë izraelite ku thuhej se ishte e paarsyeshme që Aryeh Deri të kishte post në qeveri.

Gjykata kishte thënë se emërimi i Deri nuk është i vlefshëm për shkak të dënimeve të tij penale dhe sepse ai kishte thënë në gjykatë vitin e kaluar përpara se të dënohej për mashtrim tatimor se do të tërhiqej nga jeta publike.

Shkarkimi i Deri erdhi një ditë pasi më shumë se 100,000 njerëz protestuan në qendër të Tel Avivit kundër qeverisë së Netanyahut dhe reformave të saj të planifikuara gjyqësore. Mijëra njerëz të tjerë protestuan në Jerusalem dhe qytete të tjera izraelite.

Kjo është java e tretë që kundërshtarët e qeverisë së Netanyahut dolën në rrugë në protestë, por kjo është pjesëmarrja më e madhe e regjistruar deri më tani.

Ministri i drejtësisë i Netanyahut, Yariv Levin, njoftoi një seri reformash gjyqësore në fillim të këtij muaji që do të lejonin parlamentin të rrëzonte vendimet e gjykatave të larta dhe t'u jepte politikanëve më shumë pushtet në emërimin e gjyqtarëve. Të mërkurën, gjykata e lartë vendosi që Netanyahu duhet të shkarkojë Deri, i cili ishte dënuar më parë për akuza penale duke përfshirë shkelje tatimore.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë