Një 42- vjeçar është arrestuar pasditen e sotme nga policia e Elbasanit.

Në pranga ka rënë Sajmir Hasalla, 42 vjeç, i cili ishte  dënuar në Greqi me burgim të përjetshëm si dhe 50 mijë euro gjobë pasi ishte dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kiminal”.

Hasalla, ishte në kërkim dhe nga Policia e Elbasanit, pas njohjes së Vendimit Penal të Gjykatës Larisa në shtetin helen.

Ndërkohë mësohet se për shkak të mungesës së një marrëveshjeje ekstradimi Greqi- Shqipëri,  42- vjeçari do të vuajë dënimin në atdhe.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)