Një 46 vjeçar është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Policia njofton se është vënë në pranga Eduart (Artan) Haxhi, 46 vjeç, banues në Elbasan.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Torino, Itali, në datën 04.03.2008, e ka dënuar me 10 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Shtyrje për prostitucion në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga zyra e Interpolit Tiranë.
Komento