Ishte dhuratë nga Vatikani, vidhet këmbana e kishës në Lezhë (VIDEO-FOTO)

Këmbana prej bronzi e kishës së fshatit Sukaxhi në Ungrenj të Lezhës është vjedhur. Këmbana 370 kg ishte dhuratë nga Vatikani për kishën. Ngjarja ka ndodhur 2 ditë më parë, ndërsa është vjedhur nga persona të paidentifikuar gjatë natës.

Kisha u ndërtua në shek. e XVII. Në këtë kishë përqendrohet edhe drejtimi i klerit katolik për trevën. Kishës së Shën Mëhillit në vitin 1925 nga Vatikani iu dhurua  kjo këmbane bronzi, me mbishkrimin "Fisit Kreshnik të Kashnjetit", e cila ishte një relike fetare ndër më simboliket për trevën.

Në kohën kur në fshat shërbente si misionar katolik dom Prend Suli, hapi dhe shkollën e parë në zonë, në vitin 1901 në Kashnjet.

Këmbana para vjedhjes




 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja