Restaurim/ U pikturua me dorën e Joan Çetirit, kisha ‘Fjetja e Shën Mërisë’ do t’i shpëtojë rrënimit

Kisha "Fjetja e Shën Mërisë" në Lushnje, më e vjetra në trevën e Myzeqesë do t’i shpëtojë rrënimit.  Instituti i Monumenteve të Kulturës ka miratuar projektin dhe fondet për restaurimin e objektit të kultit. Restaurimi nis me ambientet e jashtme dhe ndoshta më vonë do ketë investim tjetër për afresket, tha historiani Niko Ferro, për mikrofonin e Report TV.

“Sipas njoftimit zyrtar do të bëhet ndërhyrje në pjesën e jashtme. Ndërsa ndërhyrja brenda mendohet se do të jetë në fazë të dytë. Unë shpresoj se Monumtentet e Kulturës ta dëgjojnë këtë kronikë dhe të ndërhyjnë edhe për restaurimin e kishës së Shën Todrit që ka nevojë për ndërjyrje emergjente”, tha Ferro.

Bazuar në fakte historike është ndërtuar në vitin 1198 si kishë bizantine. E rrafshuar deri në themel nga osmanët në 1625 kisha u ringrit rreth vitit 1750. Në vitin 1967 për vlerat unikale të saj është shpallur monument kulturor i kategorisë së parë duke i shpëtuar shkatërrimit nga inkuizicioni komunist që shembi objektet e kultit.

“Në hyrje të kësaj kishe është një afresk ku thuhet se u pikturua me dorën e Joan Çetirit. Është një nga piktorët më të mirë postbizantin që ka lënë gjurmë në të gjitha kishat e Myzeqesë”, tha historiani.

Kisha ortodokse "Fjetja e Shën Mërisë" me muralet e saj unike do të jetë e hapur për vizitorët pas restaurimit. Ajo gjendet në fshatin Bishqethëm, vetëm një kilometër nga autostrada Fier-Lushnje.  

R.D/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Do shiste dy qese me kanabis, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari

Kurbin/ Do shiste dy qese me kanabis, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari