GRAMSH-Një 44 vjeçar ka rënë në greminë duke humbur jetën. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Përroi i Dobrenjit në fshatin Lemnysh të Gramshit. Arben Jonuzi 44 vjeç, baba i dy fëmijëve me banim në këtë fshat, ka humbur jetën ndërsa ka rrëshqitur në një greminë të thepisur.
Ai ishte duke kullotur bagëtitë në mal, ndërsa mësohet se ka rrëshqitur duke rënë nga një lartësi e madhe. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe zjarrfikësit duke nxjerrë trupin e pajetë.
.jpg)
.jpg)
.jpg)
Trupi i pajetë i bariut që u nxorr nga gremina
Komento
Komente









