Një 36-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Kolonjë të Korçës, gjatë një incidenti teksa ishte duke punuar për transportimin e druve.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 36 vjeçari ishte banues në Pogradec dhe punonte në një subjekt privat të licencuar për prodhimin e drurit në Kolonjë.

Viktima ka shkuar ditën e sotme për të ngarkuar dru në zonën e fshatit Kurtesh të Kolonjës, ndërsa një dru është shkëputur duke e zënë poshtë.

36-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Nga ana e grupit hetimor po kryhen veprimet lidhur me rastin, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.