Ekzekutohet në restorant shqiptari në Brazil! Ishte pronar i një kompanie pronash me qira në Çeki (FOTO+VIDEO)
Një 47-vjeçar shqiptar është ekzekutuar në San Paolo mëngjesin e djeshëm teksa ishte duke ngrënë në një restorant. Sipas medieve të huaja është vrarë Ilir Zelka, 47 vjeç nga Tirana.
Redaksia 2 Dhjetor 2020, 19:04 | Përditesimi: 2 Dhjetor 2020, 20:37
Një 47-vjeçar shqiptar është ekzekutuar në Brazil mëngjesin e djeshëm teksa ishte duke ngrënë mëngjes në një restorant, në rajonin qendror të Sãn Paulos.
Sipas medieve të huaja është vrarë Ilir Zelka, 47 vjeç nga Tirana. Zelka ka qëndruar në një hotel që nga 20 nëntori dhe në bar-restorant Zurich, ku u vra duke ngrënë mëngjes, shkonte çdo ditë, derisa u ekzekutua në datën 1 dhjetor.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:10, me orën lokale. Si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë ai ka ndërruar jetë në spital. Sipas të dhënave 47-vjeçari rezulton se ka qenë pronar i një kompanie që jepte prona me qera, me seli në Pragë. Saktësisht kompania mban ende mbiemrin e tij dhe është regjistruar në Çeki. Ai ishte bashkëpronar në kompaninë imobiliare "Zelka and Co." së bashku me një tjetër preson.
Kompaninë e ka hapur më 20 mars të vitit 2010 ndërsa në 9 mars 2019 është larguar nga kompania si bashkëpronar dhe si anëtar bordi. Sipas një përllogaritje të bërë në bazë të të dhënave të publikuara, kjo kompani arrinte vlerën 10 mijë dollarë.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes i thanë policisë braziliane se autori ishte me një motor, bluzë të kuqe dhe kokore, për të mos u identifikuar. Mediat braziliane shkruajnë se policia ka nisur hetimet për vrasjen, ndërsa motivet deri më tani mbeten mister.
U ekzekutua në restorant në Brazil, shqiptari Ilir Zelka ka qenë pronar i një kompanie pronash me qira në Pragë (Detaje)
Ilir Zelka, 47 vjeçari nga Tirana i cili është ekzekutuar ditën djeshme në një restorant në Brazil rezulton të jetë pronar i një kompanie që jepte prona me qira, me seli në Pragë të Çekisë.
Zelka ishte bashkëpronar në kompaninë imobiliare "Zelka and Co." së bashku me një tjetër preson.
Ai e ka hapur kompaninë më 20 mars të vitit 2010 ndërsa në 9 mars 2019 është larguar nga kompania si bashkëpronar dhe si anëtar bordi.
Sipas një përllogaritje të bërë në bazë të të dhënave të publikuara, kjo kompani arrinte vlerën 10 mijë dollarë.
"Vdesin" shqiptaret per pak kafe.
Përgjigju