Një punëtor ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur në një galeri kromi në zonën e Krastës, në Martanesh.Viktima është indentifikuar si Gëzim Muça, 62-vjeç.

Ngjarja e rëndë është regjistruar gjatë punës, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota se si ka ndodhur aksidenti fatal.

Pritet që autoritetet të kryejnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të plota.