LUSHNJË- Një 65-vjeçar ka humbur jetën në Spolat të Divjakës pasi e ka zënë korrenti.

Baki Çela ishte duke punuar në një kasolle pranë banesës dhe aty ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

‘Rreth orës 08:00, në fshatin Spolat, Divjakë, është gjetur pa shenja jete, afër banesës së tij, shtetasi B. Ç., 65 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.  

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.’- njofton policia.