Një elektricist ka humbur jetën pasditen e sotme në Marglliç të Patosit.
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se ai ishte duke punuar në një shtyllë elektrike, kur ka humbur jetën.
Viktima është 46-vjeçari Ermal Debrova, ndërkohë që ende nuk dihet nëse ai ka pësuar arrest kardiak apo ka rënë nga shtylla.
46-vjeçari ishte nga Elbasani dhe punonte në një firmë private që operonte në Patos.
Policia ka shoqëruar 4 persona në Komisariatin e Fierit, të cilët po merren në pyetje për rrethanat e ngjarjes.







Komente
Komento