Në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, një sasi lënde plasëse shpërtheu në një biznes privat në zonën e Tufinës.
Lënda plasëse, në sasi të vogël, ishte hedhur në tarracën e një dyqani lulesh, në pronësi të një 65 vjeçari. Nga shpërthimi rreth orës 02:45, sipas policisë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Blutë thonë se nga veprimet hetimore të kryera kanë arritur të identifikojnë autorin e dyshuar, por për shkak të vijimit të hetimeve, nuk bëhen me dije gjeneralitetet e tij.
"Më datë 01.11.2026, rreth orës 02:45, në Tufinë, në tarracën e një dyqani lulesh, në pronësi të shtetasit A. K., rreth 65 vjeç, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Nga veprimet hetimore të kryera është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar. Për shkak të vijimit të hetimeve, nuk bëhen me dije gjeneralitetet e tij", njofton Policia.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të saj.







Komente
Komento