Policia e Dibrës ka kapur autorin e dyshuar të disa vjedhjeve të ndodhura në zonën e Maqellarës. Bëhet fjalë për Viktor Rudin, 24 vjeç, banues në Shupenzë, Bulqizë.
Ky shtetas dyshohet të jetë bashkëautor i disa vjedhjeve banesash të kryera në bashkëpunim me shtetasit R.J dhe E.J, cilët janë arrestuar me datë 23.07.2018.
Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë Dibër me datë 25.07.2018, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me Burg”.
Njoftimi i plotë:
Dibër
Kapet dhe ndalohet i dyshuari i tretë si autorë i disa vjedhjeve të ndodhura më parë
Ndalimi i tij në kuadër të operacionit “Maqellara” finalizuar me sukses në datën 23.07.2018.
Në vijim të punës për parandalimin, zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të ndodhura më parë , si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtyre vjedhjeve, nga shërbimet Komisariatit të Policisë Dibër, në kuadër të operacionit policor të koduar “MAQELLARA”, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim :
Viktor Rudi, 24 vjeç, banues në Shupenzë, Bulqizë.
Ky shtetas dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve të ndodhura më parë në zonën e Maqellarës, ku në bashkepunim me shtetasit ( R.J dhe E.J, të arrestuar me datë 23.07.2018) kryenin vjedhje banesash.
Ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë Dibër me datë 25.07.2018, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me Burg", për veprën penale 'Vjedhje', kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Rrethit Dibër për veprime të mëtejshme.
Komente










