Një fëmijë 7 vjeç është mbytur në lumin Osum.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Moravë, ku shtetasi N. P., 7 vjeç, është mbytur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në lumin Osum.

Fëmija ka qenë duke kullotur bagëtitë dhe është futur në lumë për t'u freksuar, por fatkeqësiht nuk ka mundur të dalë i gjallë.

Punonjësit e Policisë, bashkë me banorët e fshatit, pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë.  

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.