Ishte gëzim i madh pas 12 vitesh/ Rama jep lajmin e mirë: Elio i vogël u kthye në shtëpi pas 3 ndërhyrjeve të vështira (VIDEO)

Ishte gëzim i madh për prindërit, kur Elio erdhi në jetë pas 12 vitesh pritje.

Bashkë me gëzimin e madh që kishte sjellë Elio, ai solli edhe një shqetësim të madh për prindërit, pasi kishte lindur me një problem të rrallë në zemër.

Problemi i Elios, ishte shumë i rrallë, dhe kurohej vetëm në pak spitale të Europës. Me ndërhyrje të Kryeministrit Edi Rama, Elio i vogël u dërgua në Itali për trajtim më të specializuar dhe pas 3 ndërhyrjeve të vështira, vogëlushi u shërua dhe u kthye në shtëpi, duke sjellë gëzim dhe buzëqeshje tek prindërit dhe të afërmit.

Rastin e ka publikuar kryeministri Edi Rama, përmes një video të shpërndarë në Facebook.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit