TIRANË- 7 familje që prej më shumë se 40 vitesh jetojnë në një pallat 3 katësh afër shkollës “Petro Nini” në Tiranë u kërkohet të lënë apartamentet. Forca të shumta policore shkuan këtë të premte zone me kerkesë të pronarëve për lirimin e ndërtesës.

Banorët njoftimin e kishin marr 3 javë më pare, por në ballkonet e ndërtesës ende ishin të ndera çarçafët e lara të familjarëve që nuk pranojnë të dalin. I gjithë konflikti lidhet me pronësinë e truallit. Që prej vitit 1980, banorët u futën në këtë godinë me një kontratë ku i paguanin shtetit një kuotë qiraje mujore , por në vitin 2013 del një Vkm në të cilën kërkohej lirimi i banesës pasi do t’i kthehej pronarit të saj. Kjo VKM u kundërshtua nga banorët dhe u pezullua përkohësisht.

“Këtu çdo gjë e bëjnë shpejt e shpejt për të humbur gjurmët e kësaj prone që kjo është një pronë italjane që kjo dihet se këtu nuk ka pronar. Babai im është vetë pronar shtëpie se ka ardhur 13 vjeç dhe sot është 83 vjeç. Atëherë ku është ky pronar me këto dokumenta.’’

“Shteti nuk na njeh si pronar se nuk kemi marr certifikatë pronësie se ka që në 2009 që banorët nuk mund ta bënin dot si prone të tyre se qenka filan pronari dhe kemi kaq kohë, gati mbi 20 vite që ’bredhim’ dyerve poshtë e përpjetë për të fituar pronën tonë.

“Populli shqiptar dhe e gjithë bota festoon festë, ne festojmë këtë festën këtu  me polici.”

“Jemi rrit te kjo shtëpi e të thotë tjetri dil përjashtë te rruga.”

“Asnjë nuk ka ardhur këtu. Ka ardhur njëri që pretendonte se ishte pronar më tha mu ana 5 milion dhe dil jashtë. për çfarë arsye më dha 5 milion mua ai? Blihet shtëpia me 5 milion?!

Unë do t’i  djeg, do I vë zjarrin  aty dhe do t’I djeg . Do digjem edhe vetë brenda se s’kam ku të shkoj.

Kam një vajzë që I ka vdekur burri , nuk I ka bërë 40-tat Akoma. Ku të shkoj? Ka tre fëmijë , ku të shkoj?”

Në mbështetje të tyre mbërriti Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi .

“Ky është fytyra  e regjimit të Edi Ramës që në prag të Krishlindjeve në vend që t’u vijë në ndihmë familjeve në nevojë me ndihmë ekonomike I nxjerr me dhunë nga shtëpitë  e tyre , nga banesat e tyre në një akt tërësisht të paligjshëm e në mungesë të transparencës me një arrogance që iu e shikoni vetë.”

Bashkia e Tiranes ka njoftuar të gjithë banorët zyrtarisht, për të bërë aplikimin për bonus qiraje, ata nuk kanë pranuar të jenë pjesë e këtij programi dhe kanë ndjekur rrugen ligjore në gjykatë për konfliktin e tyre mbi pronesinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:55
Pallati në Tiranë do të shembet se prona do t'i kthehet pronarit, banorja: Më thanë urdhëro 5 mln lekë dhe dil! Po ku të fle unë?

 

Një pallat në zonën më të populluar të Tiranës, pranë shkollës Petro Nini Luarasi rrezikon shembjen pasi figuron si pronë shtetërore nga një Vendim të Këshillit të Ministrave në vitin 2013.

 Banorët kanë shprehur shqetësimin e tyre në media ku thonë se autoritetet i kanë kërkuar të largohen nga banesat pasi do i marrë pronari. Një banore u shpreh se më herët një person i cili ishte prezantuar si pronar i pallatit i kishte thënë se do i jepte një shifër prej 5 mln lekësh në këmbim që të lironte shtëpinë e saj. E moshuara u shpreh se jetojnë në atë godinë që prej vitit 1980 dhe se aktualisht u është komunikuar se duhet të lirojnë shtëpitë e tyre.

‘Prej 3 javësh na kanë thënë që duhet të dilni nga shtëpitë. Kam që në 80 që jetoj këtu,. Kam një autorizim shteti. E kam çuar edhe në gjyq. Më kanë thënë që do shembet dhe do e marrë pronari thonë. Se kush është ne nuk e dimë. Pronarët nuk kanë ardhur asnjëherë të flasë me ne. Le ta marrë pronari po më jepni një shtëpi se unë nuk kam ku të rri. Ku të shkoj unë me 20 mijë lekë pension.

Ka ardhur një person që pretendonte se ishte pronar dhe më tha na merr 5 mln lekë dhe dil jashtë.

Unë nuk bindem nuk dal nga shtëpia, unë do i djeg se nuk kam ku të shkoj.”- tha banorja.