-
-
-
PROJEKTLIGJI/ Shqipëria liron frekuencat 700 MHz për rrjetin 5G, Qeveria 6.4 milionë euro kompensim për televizionet! Qëllimi, mbulimi i pjesshëm i kostove të përshtatjes së infrastrukturës
Përfitues të këtij kompensimi do të jenë operatorët e rrjeteve numerike kombëtare (kompanitë që ofrojnë transmetimet televizive dixhitale) të licencuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), si dhe RTSH-ja. Shuma që do të marrë secili subjekt është përcaktuar në bazë të një tabele të posaçme të vlerësimit të kostove, bashkëlidhur projektligjit.
12 Nëntor, 22:34 -
VKM/ Kompensim për transportin publik, 50 lekë/litër karburanti për 5 muaj! Aplikimet hapen më 10 nëntor
Kompensimi do të bëhet për jo më shumë se 110% e sasisë mesatare mujore të konsumuar gjatë periudhës mars-maj 2026. Dokumentacioni dorëzohet te Tatimet dhe brenda 15 ditëve, dërgohet urdhërpagesa në Thesar, i cili kryen shlyerjen brenda 5 ditëve.
5 Nëntor, 20:17 -
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet, certifikatë e detyrueshme para lejes së ndërtimit! Ja si do të ndahen hapësirat për turizëm dhe banim
Resortet që do të ndërtohen në Shqipëri mund të përfshijnë edhe apartamente e vila për banim, por sipërfaqja e tyre nuk duhet të kalojë 40% të ndërtimit. Qeveria ka miratuar rregulla të reja për strukturat turistike, duke përcaktuar edhe detyrimin që projektet të pajisen me një certifikatë paraprake përpara marrjes së lejes së ndërtimit.
5 Nëntor, 19:43 -
Hyn në fuqi VKM/ Ulet pragu i TVSH-së për biznesin e vogël në 5 milionë lekë, nis zbatimin nga 1 janari 2027! Qeveria: Luftojmë evazionin
Kryeministri Edi Rama deklaroi javën e kaluar se bizneset e vogla po përdoren nga subjektet e mëdha për evazion fiskal. Nga kjo ulje e pragut preken 17 biznese që do të futen në skemën e TVSH-së, e cila do të jetë 21% nga viti 2027.
1 Nëntor, 12:34 -
Qeveria miraton Fondin Kombëtar për Artin, deri në 10% e kursimeve nga tenderat për blerjen e veprave artistike! Gonxhja: Do të ekspozohen në hapësira publike
Paratë e kursyera nga tenderat publikë do të mund të përdoren edhe për blerjen e veprave të artit dhe koleksioneve me vlerë historike. Qeveria ka miratuar projektligjin për krijimin e Fondit Kombëtar për Artin, i cili parashikon që deri në 10% e kursimeve të verifikuara nga prokurimet publike të shkojnë për pasurimin e koleksioneve shtetërore
29 Tetor, 14:55 -
VKM/ Merita kriter për rekrutimet, lufta kundër korrupsionit nën ‘lupën’ e Ministrisë së Administratës Publike
Vendimi i Këshillit të Ministrave specifikon fushën e veprimit dhe përgjegjësisë së kësaj ministrie që do të merret me menaxhimin e burimeve njerëzore, zhvillimin profesional të punonjësve, si dhe politikat e pagave dhe përfitimeve financiare.
28 Tetor, 20:20 -
Miratohet vendimi, kompensim 100% për bizneset e dëmtuara dhe të pasiguruara gjatë protestave
Dëmet e bizneseve nga protestat e dhunshme të tetorit do të paguhen nga shteti, por fatura do t’u kalojë më pas përgjegjësve që i shkaktuan ato. Skema përfshin bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë. Do të kompensohen plotësisht dëmet e subjektet që janë të pambuluara nga kompanitë e sigurimeve.
28 Tetor, 19:09 -
-
Paketa antidhunë/ Miratohen tre nismat e para, gjobë deri në 500 mijë lekë për të maskuarit e dhunshëm, hyjnë dhe në ‘listën e zezë’! Kompensim për bizneset
Qeveria kaloi sot aktin normativ përmes të cilit, ndër të tjera, policisë i jepet e drejta të ndalojë në rast rreziku manifestime pranë institucioneve për 72 orë. Ndryshimet parashikojnë ndërhyrje për fshirjen e materialeve online që përmbajnë thirrje për dhunë si dhe 9 kategori gjobash që nisin nga 100 deri në 500 mijë lekë.
28 Tetor, 18:21 -
U plagos në sy gjatë protestës, qeveria miraton 5 milionë lekë për mjekimin e Erjon Vishkullit në Itali
Qeveria ka miratuar një fond prej 5 milionë lekësh për të mbuluar shpenzimet e mjekimit të 28-vjeçarit Erion Vishkulli, i cili u plagos në sy gjatë protestës së 24 shtatorit në Tiranë.
28 Tetor, 18:10 -
Paketa fiskale 2027/ Buxheti i shtetit do të fitojë 14 mld lekë (154 mln €) shtesë vetëm nga rritja e taksave për vitin që vjen
Paketa fiskale për vitin 2027 parashikon një efekt neto pozitiv prej rreth 14 miliardë lekësh në buxhetin e shtetit, ose me rreth 154 milionë euro. Sipas përllogaritjeve të paraqitura në relacionet që shoqërojn&eum
27 Tetor, 19:45 -
Qeveria rrit tatimin për dividendin në 15%, shton me 2% edhe tatimin mbi të ardhurat e korporatave
Pas 8 vitesh në fuqi qeveria ka vendosur të rrisë dividentin për bizneset.Nga 8% që u vendos me paketën fiskale të vitit 2019, qeveria e rrit përsëri në 15% me paketën fiskale të 2027-ës.
27 Tetor, 11:16 -
Ndryshon tatimi mbi pagat/ Për herë të parë normë 32% për të ardhurat mbi 8 mln lekë në vit! Ulet barra për shtresën e mesme
Ai që merr më shumë tatohet më shumë. Ky parim i politikës progresive theksohet edhe më shumë në ndryshimet që do të pësojë ligji për tatimin mbi të ardhurat.Qeveria parashikon që për herë të parë të shtohet një fashë e re pagash q&
27 Tetor, 10:55 -
Bizneset me xhiro mbi 5 mln lekë do të paguajnë TVSH! Qeveria i kishte përjashtuar nga TVSH-ja deri në 2029-ën subjektet me qarkullim deri 10 mln lekë
Nga janari i vitit 2021 bizneset me xhiro deri 10 milionë lekë në vit nuk kanë paguar TVSH. Premtim që u materializua në ligj dhe që u premtua se do të zgjaste deri në 2029-ën. Por qeveria bën një ha
27 Tetor, 10:25 -
Paketa fiskale 2027/ Ulet TVSH për ushqimet në 6%, rritet për turizmin, hotelet me 5 yje dhe agroturizmat! Norma e përgjithshme nga 20% shkon në 21%
Pas shumë vitesh debatesh qeveria ka vendosur të ulë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për ushqimet bazë, nga 20% në 6%. Kjo lehtësi që do duhet të sjellë një ulje të çmimeve për këtë kategori, do të jetë pjesë e paketës fiskale për vitin 2027. Paralelisht, propozohet rritja e përgjithshme e normës së TVSH-së, në 21%. Një masë e cila do të reflektojë një shtrenjtim të të gjithë produkteve të tjera si dhe shërbimeve.
27 Tetor, 07:20 -
VKM/ Çmim për individët që kontribuojnë në komunitet, qeveria miraton shpërblime nga 50 deri në 100 mijë lekë për ‘Vullnetarët e vitit’
Qeveria do të japë shpërblime financiare për individët që kanë dhënë kontribute të veçanta në komunitet. Vlerësimi do të bëhet mbi bazën e ndikimit në komunitet, përkushtimit, vazhdimësisë së angazhimit dhe respektimit të parimeve etike, me një total prej 100 pikësh. Shpërblimet do të jenë përkatësisht 100 mijë dhe 50 mijë lekë.
21 Tetor, 21:23 -
-
Angazhimi në protestat e dhunshme, zbardhet VKM: 2750 efektivë Policie do të shpërblehen me rreth 2900 euro! 8.2 milionë eurot do të dalin nga fondi rezervë i buxhetit
Efekti financiar prej 740 milionë e 80 mijë lekësh për shpërblimin e efektivëve të angazhuar në ruajtjen e rendit gjatë protestave të dhunshme, do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2026.
19 Tetor, 20:53