Ishte kandidat në 'Primaret' e Berishës në Kamëz dhe akuzoi për manipulime, Shemsi Prençi i bashkohet grupit të PD së Alibeajt

Ishte kandidat në 'Primaret' e Berishës në Kamëz dhe akuzoi për manipulime, Shemsi Prençi i bashkohet grupit të PD së Alibeajt

Alibeaj dhe Prençi

Një prej zërave më kundërshtues dhe kontestues të procesit të ‘Primareve’ të PD-së së Sali Berishës ishte kandidati në Kamëz, Shemsi Prençi. Ai deklaroi nuk e njeh procesin e primareve për shkak të parregullsive në listat e votimit pasi rreth 50% e anëtarësisë së Partisë Demokratike nuk e kishte emrin në listat e votimit, madje emrat e disa prej votuesve përsëriten disa herë.

Dhe pas kësaj deklarate ai mesa duket nuk e ka gjetur më veten në partinë e Berishës. Shemsi Prençi së fundmi është parë bnë krah të Enkelejd Alibeajt, siç tregojnë fotot e fundit nga një takim që drejtuesi i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar në Kamzë me kandidatin për këtë bashki, Bilbil Bajraktarin.

Fotot nga takimi i ka shpërndarë vetë Alibeja i cili shkruan se kandidati i tij do të jetë fitues në zgjedhjet e 14 majit.

“Takim i ngrohtë dhe miqësor me demokratët e Kamzës dhe Paskuqanit, me shpresën dhe besimin e ndryshimit të nevojshëm jo vetëm për Kamzën, por në gjithë vendin.  Dhe këtë ndryshim mund ta sjellim vetëm ne. Zgjidhjen nuk mund ta presim nga jashtë, padyshim që prej tyre presim mbështetjen dhe modelet e duhura. Por jemi ne ata që duhet të bashkohemi e të gjejmë zgjidhjet. Zgjidhje që vijnë nga njerëz me reputacion, njerëz me vizion, pro perëndimorë, të ndershëm e mbi të gjitha me dinjitet e parime, pikërisht si kandidati me të cilin Partia Demokratike do të garojë për Kamzën, z.Bilbil Bajraktari. Kryefjalë në të gjithë Bashkitë e Shqipërisë është papunësia, mungesa e investimit dhe rendit publik. E sidomos plaga më e madhe mbetet shpopullimi. Familjet janë të përgjysmuara, e ato që kanë mbetur, janë të pashpresa.  Jemi të bindur se së bashku mund t'ia dalim që ti kthejmë pushtetin e tyre qytetarëve të bashkisë Kamëz”, ka shkruar Alibeaj.

Nga fotot vihet re se fjalën e ka marrë edhe Shemsi Prençi.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 29/12/2022 20:19

    Prostituta politike, kush jap më shumë aty shtriget

    Përgjigju
  • Genti: 29/12/2022 13:13

    Shprehja njeri pa din dhe pa iman ka dalur ne momentin kur Lindi ky Shemsi Premçi.

    Përgjigju
  • luli: 28/12/2022 13:36

    te mort dreqi burrin qe je ti...me birishen pastaj me edvinin, pastaj prape me birishen tani alibeajn, u bone telef o ditezi ! yyyyyy

    Përgjigju
  • Mario: 28/12/2022 13:24

    Ky i fali Rames djalin kur ishte ne opozite dhe tani shiko si hidhet nga dega ne dege. Burra te shpartalluar kam pare shum por ky eshte ne vendin e pare pastaj jame 50 vende bosh dhe Bejaliu.

    Përgjigju
  • hektor: 28/12/2022 13:16

    Ky person nuk meret vesh eshte pa ekuiliber dhe shkon nga fryn era, pa bosht, pa karakrer pa din e iman se eshte dibran.

    Përgjigju
  • Dritan: 28/12/2022 12:25

    Pash zotin,pse merreni me kete legen.Deri tani i ka marre mbare gjithe partite.Shikoni kur te kaloje te Ps-ja mbas 3 muajsh.

    Përgjigju
  • Meti tirane: 28/12/2022 12:19

    Ky Shemsi Preci, eshte mesuar te gjej torten gati gjithmone, ne qeverine Berisha Drejtor Policie, ne Qeverine Rama, Drejtor emergjecash civile, me Meten Keshilltare i tije, tani se fundi del me Ali Bashen.......!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion