'Ishte kaq modest', Këngëtarja shqiptare takon Princ Harryn (FOTO)

'Ishte kaq modest', Këngëtarja shqiptare takon Princ Harryn (FOTO)

Rita Ora ka qenë e ftuar në koncertin e tij të bamirësisë “Sentebale Audi”.

Ky koncert i organizuar nga Princi Harry, është bërë me qëllim mbledhjen e fondeve, të cilat do të shkojnë për bamirësi, ku mos të harrojmë pa përmendur se ky koncert është bërë dhe vitin e kaluar ku të ardhurat nga ky koncert shkuan për bamirësinë e zhvilluar për fëmijët në Lesoto, Botsvanë dhe Malavi.

Sipas Daily Mail, udhëheqësi britanik, 28 vjeçar, dukej gjithashtu i lumtur teksa takohej me këngëtaren shqiptare.

Në koncert nuk ka munguar dhe e ëma e këngëtares Vera, e cila ka treguar disa detaje për Princin.

Vera ka publikuar disa foto ku shihet duke folur me Harryn dhe një tjetër ku Rita shihet duke u përqafuar me të,  pranë saj ka shkruar: "Ai ishte aq modest në koncertin e tij sa që tha: Nuk do të harxhoj shumë nga koha juaj. E kuptoj që jeni këtu për të parë Ritën dhe jo mua, sidomos ju në fillim”, ka shkruar Vera.

1/4
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës