‘Ishte koka e trafikut të drogës në Evropë dhe në Azi’, media në Ekuador: Ergys Dashi lëvizte lirshëm dhe nuk kërkohej nga drejtësia, kishte lidhje edhe me mafien ruse

‘Ishte koka e trafikut të drogës në Evropë dhe në Azi’, media në Ekuador: Ergys Dashi lëvizte lirshëm dhe nuk kërkohej nga drejtësia, kishte lidhje edhe me mafien ruse

Ergys Dashi

Vrasja e 34-vjeçarit shqiptar Ergys Dashit në Guayaquil në Ekuador, tërhoqi vëmendjen e Policisë Ndërkombëtare (Interpol). Sipas Interpol, Ergys Dashi, ishte një nga drejtuesit më të rëndësishëm të trafikut të drogës në Evropë dhe në një pjesë të Azisë.

Historia e tij kriminale ishte aq e fshehur, saqë në Ekuador nuk kishte asnjë proces penal ndaj tij dhe as nuk kërkohej nga drejtësia. Për këtë arsye, policia thotë se ai lëvizte lirshëm nëpër rrugët e Guayaquil. Madje edhe natën kur u vra ai ndodhej në një restorant në veri të qytetit. Atje ai u ekzekutua nga persona të armatosur të cilët e goditën me më shumë se 20 të plumba.

Hetimet tregojnë se Ergys Fashi ishte një nga lidhjet e mafias shqiptare dhe ruse në Amerikën e Jugut.

Prania e këtyre makro-organizatave kriminale është zbuluar vitet e fundit në Kolumbi, Ekuador dhe Peru. Agjentët antinarkotikë konfirmojnë këtë realitet dhe theksojnë se ata janë të dërguar nga bosët e mafias për të menaxhuar rrugët, furnitorët dhe të gjithë logjistikën e transportit të drogës.

Edhe Policia Kolumbiane ka raportime lidhur me këto organizata. Hetuesit nga ai vend tregojnë se, që nga fillimi i pandemisë, trafikantët kolumbianë të drogës kanë katërfishuar prodhimin e kokainës, gjë që hapi lidhje të reja me mafiozët nga të gjitha kontinentet.

Prandaj, Ekuadori luan një rol të rëndësishëm në dërgesë, pasi është një nga vendet tranzit për ngarkesat me alkaloide. Për këtë arsye Policia në vitin 2021 ka sekuestruar mbi 210 tonë drogë, shifra më e lartë në historinë e vendit.

Organet e inteligjencës kanë zbuluar se pas këtyre dërgesave nuk qëndrojnë vetëm mafia kolumbiane dhe meksikane.

Në fakt, raportet zyrtare të Rehabilitimit Social tregojnë se në Ekuador ka të paktën 3330 të huaj të ndaluar nga më shumë se 14 vende. Shumica u arrestuan për krime të lidhura me drogën ose vepra kriminale.

Në vitin 2021, Policia arrestoi anëtarë të rëndësishëm të mafias. Njëri prej tyre ishte Brayan Rodríguez, një anëtar i dyshuar i kartelit meksikan Sinaloa, nëntorin e kaluar në Quito, i kërkuar nga Shtetet e Bashkuara.

Në fakt, disa nga këto grupe të vogla janë vendosur në jug të qytetit. Mosmarrëveshja për territoret ka bërë që nivelet e dhunës të rriten në atë masë sa në Guayaquil këtë muaj ka më shumë se 70 krime, dy herë më shumë se në janar 2021.

Trafiku i drogës dhe vrasjet me porosi nuk janë të vetmet biznese të paligjshme që mafiet ndërkombëtare kanë në Ekuador. Policia ka ngritur raporte për bandat në Evropë që janë përfshirë në pastrim parash, kontrabandë emigrantësh dhe fajde.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 02/02/2022 19:08

    Koka e kujt eshte koka e denisit apo lefterit!? Na doli koke me shum se koka... Hajde hajde...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    12 Nëntor, 09:46

    Si i vlerësoni sulmet ndaj kreut të SPAK, Dumani, e drejtësisë së re?



×

Lajmi i fundit

Debate te ‘Hetimori’, Vokshi-Ndrecës: Me avokatin e Beqajt përgatite skenar për të penguar dëshminë, prezantimin me power point bëjeni në Surrel! Deputeti i PS: Keni axhendë të paracaktuar

Debate te ‘Hetimori’, Vokshi-Ndrecës: Me avokatin e Beqajt përgatite skenar për të penguar dëshminë, prezantimin me power point bëjeni në Surrel! Deputeti i PS: Keni axhendë të paracaktuar