Ishte kthyer në 'makthin' e banorëve në Tiranë, vodhi 12 banesa, arrestohet 51-vjeçari i shpallur në kërkim! Metoda si i hapte dyert

Ishte kthyer në 'makthin' e banorëve në Tiranë, vodhi 12 banesa, arrestohet 51-vjeçari i shpallur në kërkim! Metoda si i hapte dyert

Foto ilustruese

TIRANË- Vjedhja e një banese mëngjesin e ditës së djeshme ka çuar në pranga hajdutin profesionist të shtëpive në kryeqytet. 51-vjeçari, Aleksandër Ndrelalaj ishte i shpallur në kërkim, ndërsa rezulton i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, "vjedhja".

Taktika që Ndrelalaj përdorte për tu futur nëpër banesa ishte hapja e dyerve përmes kartave. Kështu 51-vjeçari kishte arritur të vidhte shuma të konsiderueshme parash, aparate celularë, laptop e sende të tjera me vlerë që prej 31 dhjetorit të vitit të kaluar. 

Pas shpalljes në kërkim ditën e djeshme, policia konstatoi se Ndrelalaj ishte autor edhe i 11 vjedhjeve të tjera, ndërsa është bërë sekuestrimi i shumave të parave që kishte vjedhur dhe sendeve të tjera.

12 banesat e vjedhura nga 51-vjeçari Aleksandër Ndrelalaj

-Mëngjesin e datës 12.11.2021, ka vjedhur një shumë parash dhe një laptop në banesën e shtetasit D. B.

-Më datë 12.11.2021, në rrugën “Kastriotët”,  ka vjedhur një shumë parash në në banesën e shtetasit L. A;

-Më datë 12.11.2021, në rrugën “Kastriotët”, në banesën e shtetasit K. RR., dyshohet se ka vjedhur shumën 24.300 lekë të reja dhe disa sende me vlerë;

- Me datë 12.11.2021, në rrugën "Kastriotët", në banesën e shtetasit R. H., dyshohet se ka vjedhur një aparat celular;

- Me datë 24.05.2021, në rrugën "Shefqet Kuka", në banesën e shtetases G. G., dyshohet se ka vjedhur shumën 20.000 mijë lekë të reja;

- Me datë 05.11.2021, në rrugën "Zija Kambo", në banesën e shtetasit A. I., dyshohet se ka vjedhur një laptop dhe një aparat celular;

- Me datë 10.11.2021, në rrugën "Fadil Deliu", në banesën e shtetasit Gj. B., dyshohet se ka vjedhur nje sasi vlerë monetare;

- Me datë 21.09.2021, në rrugën e "Dibrës", në banesën e shtetasit E. G., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare dhe një orë dore;

- Me datë 19.05.2021, në rrugën "Eshref Frashëri", në banesën e shtetasit E. H., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare;

- Me datë 02.11.2021, në rrugën "Artan Lenja", në banesën e shtetasit E. K., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare;

- Me datë 31.10.2021, në rrugën "Don Bosko", në banesën e shtetasit Sh. B., dyshohet se ka vjedhur dy aparate celularë dhe një shumë parash;

- Me datë 02.05.2021, në rrugën "Albanopolis", në banesën e shtetases F. T., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë