Një 39-vjeçar është arrestuar pasi ishte kthyer në makthin e qytetarëve në Elbasan duke u vjedhur atyre portofola, çanta apo celularët. Gjatë operacionit të koduar 'Përsëritësi' u arrestua F. Z., 39 vjeç, banues në Elbasan, i cili akuzohet për të paktën 4 vjedhje të zbardhura nga policia.

Arrestimi i tij u bë në flagrancë në lagjen "5 Maji" në Elbasan, iku 39-vjeçari i ka vjedhur portofolin shtetases A. D.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor dhe i 4 vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Elbasanit, konkretisht:

Më datë 01.02.2021 dyshohet se i ka vjedhur një aparatin celular shtetases V. B.;

Më datë 29.01.2021 dyshohet se i ka vjedhur portofolin shtetases L. D.;

Më datë 28.01.2021 dyshohet se i ka vjedhur portofolin shtetases M. T.;

Më datë 18.12.2020 dyshohet se i ka vjedhur çantën shtetases B. Ll.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohen se janë kryer ky shtetas. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.