Bashkë me draftin për Kodin zgjedhor, PD depozitoi zyrtarisht edhe propozimin për ndryshimin e Kodit Penal ku ashpërson dënimet për disa vepra penale që lidhen me krimet zgjedhore.

Por, për herë të parë, PD propozon klasifikimin si vepër penale të asaj që e quan patronazhim të zgjedhjeve, duke futur konceptin e “Organizimit e patronazhimit politik-administrativ”

“Organizimi, drejtimi ose bashkërendimi me dashje i një skeme patronazhimi politikadministrativ, duke përdorur funksionin, autoritetin ose burimet publike, me qëllim krijimin e varësisë politike, kushtëzimin e trajtimit administrativ me mbështetje politike ose ndikimin e paligjshëm mbi vullnetin politik a zgjedhor, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.”, thuhet në propozimet e PD.

Edhe krijimi i një regjistri të dhënash për t’u përdorur për zgjedhje, sipas PD-së duhet të klasifikohet si vepër penale.

“Krijimi, organizimi, administrimi ose përdorimi me dashje dhe pa të drejtë i një baze të dhënash, aplikacioni, sistemi ose mjeti tjetër të ngjashëm, nëpërmjet mbledhjes, bashkimit ose analizimit sistematik të të dhënave personale, për të përcaktuar ose regjistruar bindjet politike të supozuara, varësitë ose pjesëmarrjen individuale në votim, me qëllim kontrollin, presionin, diskriminimin ose ndikimin e paligjshëm mbi zgjedhësit, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.”, thuhet në propozimet e PD.

Kliko ketu per te lexuar ndryshimet e propozuara nga PD


Lajmi kryesor:

‘Zgjedhorja’/ Dy ditë para skadimit të afatit, PD: Ta zgjasim 2-3 muaj! Dorëzon edhe ndryshimet për Kodin Zgjedhor: Shqipëria 1 zonë elektorale, të votohen deri në 5 kandidatë