Ishte kthyer në zyra për UKT, Bashkia e Tiranës nis punën për rikthimin e shkollës së re te Medreseja

Shkolla në afërsi të Medresesë u kthye disa vite më parë në zyra për UKT-në nga administrata e shkuar e Bashkisë së Tiranës, ndërkohë që fëmijët e kësaj lagjeje endeshin në shkolla të ndryshme të lagjeve të tjera. Por Bashkia e Tiranës, me vendim të Këshillit Bashkiak, vendosi t'i kthejë lagjes shkollën, ndërsa zyrat e UKT-së t'i transferojë në një godinë tjetër.

Puna në terren për ndërtimin e një shkolle krejtësisht të re ka nisur. Shkolla do të jetë më e madhe se e para, si dhe do të ketë kushte e infrastrukturë moderne. Për krijimin e sheshit të ndërtimit, IMT dhe ndërmarrjet bashkiake kanë nisur edhe prishjen e të gjitha ndërtimeve pa leje rreth e qark. 

Për kthimin e shkollës në zyra për ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve nga administrata e shkuar e Bashkisë, është shprehur më parë edhe kryebashkiaku aktual Erion Veliaj.

“Njësia 8 i ka dhënë mandatin e kaluar edhe për kryetar, edhe për nënkryetar të Bashkisë, Lulit dhe Joridës. Por, prona te Medreseja, ku sot ka zyrat UKT-ja, në fakt në versionin e vet origjinal ka qenë shkollë. Saliu, ngaqë i falimentoi të gjitha kompanitë, filloi t’i degdiste nëpër bashki dhe Bashkia i çoi zyrat e UKT-së në një shkollë, te Medreseja për njësinë 8. Ne sot duam të marrim vendimin për ta çuar UKT-në te inkubatori i biznesit dhe të lirojmë një shkollë për Njësinë 8”, deklaroi Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të shtatorit të shkuar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat dhe cakton prioritetet! Kaçi: Zbatim me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut dhe besueshmëri në treg

AMF mbledh sektorin financiar për festat dhe cakton prioritetet! Kaçi: Zbatim me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut dhe besueshmëri në treg