Një 20-vjeçar i shpallur në kërkim për trafik droge është arrestuar sot nga Policia e Beratit. Mësohet se ka rënë në pranga shtetasi Vangjel Rrozgari, banues në Urën Vajgurore.

Sipas policisë, shpallja në kërkim e këtij shtetasi është bërë pasi në datë 29.10.2017 nga kontrolli i kryer në banesën e tij policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike të dyshuar Cannabis Sativa.

Ndaj shtetasit të lartpërmendur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendim nr.32 datë 02.11.2017, (në mungesë) ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal. Kapja e këtij shtetasi u bë nga shërbimet e Policisë Kufitare Qafë -Botë Sarandë, duke hyrë në Shqipëri.

Policia e Shtetit vijon punën për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë, e në këtë kuadër fton qytetarët të telefonojnë falas në numrat 112 dhe 129, kur konstatojnë paligjshmëri, duke i garantuar për reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

d.c./shqiptarja.com