Ishte në arrest shtëpie por kjo nuk e ndali një 36-vjeçar në Tiranë që të thyente masën e sigurisë dhe për më tepër të kryente një tjetër krim, vjedhjen e një dyqani.
Uniformat blu të Komisariatit nr. 4 në kryeqytet i kanë vënë prangat pasi akuzohet se përmes mashtrimit ka grabitur dyqanin, ndërkohë që për më tepër thyerja e masës së sigurisë do ta rëndojë edhe më shumë pozitën e Y. B., 36 vjeç.
Ndërkohë që policia e Tiranës njofton gjithashtu se në 24 orët e fundit ka arrestuar edhe një 48-vjecxar, A.L., pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij. Ndërsa një tjetër është nën hetim për shkak të përndjekjes së ish të dashurës. 28-vjeçari I.C, në gjendje të lirë, do të përballet me akuzën e ‘përndjekjes’