LUSHNJE- Një makinë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të shtune. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth rrotullimit së Çermës në qytetin e Lushnjes.
Siç shihet në videon e Report Tv, makina tip "Smart" është shkrumbuar totalisht nga flakët, teksa nuk raportohet për persona të lënduar. Nuk dihen ende shkaqet, por nga raportimet paraprake dyshohet për defekt teknik.
Komento
Komente











