Një 29-vjeçar me iniciale D.A., nga  Ferizaj i Kosovës, është arrestuar gjatë ditës së sotme në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinës.

29–vjeçari ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Hildesheim, Gjermani, kishte lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese gjerman vijon procedurat për ekstradimin e 29-vjeçarit.