Ishte në kërkim ndërkombëtar si pjesë e grupit kriminal që merrej me kultivim kanabisi në Spanjë, arrestohet 67 vjeçari në Fier

FIER – Një 67-vjeçar, pjesë e grupit kriminal që merrej me kultivim kanabisi në Spanjë është arrestuar nga policia në Fier. Ai është identifikuar si Gjolekë Pazaj.

67-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle i kanë caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale: “Trafikimi i narkotikëve”, "Kultivimi i bimëve narkotike", “Organizata kriminale", “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, të parashikuara nga legjislacioni penal i Spanjës.

Nga hetimet e kryera në këtë shtet, ka rezultuar se 67-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, përshtatnin ambiente të mbyllura, në qytete të ndryshme të Spanjës, për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave. Më 18 shkurt, Policia e Fierit, në kuadër të operacionit “Member”, vuri në pranga me qëllim ekstradimin, shtetasin Xh. A., pjesëtar i të njëjtin grup kriminal.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu