TIRANE-Policia ka arrestuar një 24-vjeçar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. I arrestuari është Donald Rushiti banues në Tiranë.
Gjykata e Torinos në Itali kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 110, 575 të Kodit Penal Italian, ku maksimumi i dënimit është 21 vjet burg.
Pas arrestimit, i riu shqiptar pritet që të ekstradohet drejt Italisë për të vuajtur dënimin. Ndërkohë që po sot nga policia e Tiranës është arrestuar edhe një 53-vjeçar me inicialet V. Gj. i dënuar me 1.8 vite burg për mashtrim.