DURRËS- Pak ditë më parë në port u arrestua Muhammed Aydogmus nga Turqia, pasi bashkë me familjen kishte tentuar të kalonte kufirin me pasaporta të dyshuara të falsifikuara. Pas hetimeve rezultoi se Muhammed Aydogmus ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe kërkohej nga Gjykata e Lartë kriminale Turke. Pas arrestimit pritet që ai të ekstradohet në Turqi për t’u gjykuar. 

Muhammed Aydogmus
(Shtetasi turk Muhammed Aydogmus, i arrestuar në portin e Durrësit)

Arrestimi dhe hetimet
Muhammed Aydogmus 39 vjeç, banues në Turqi, u arrestua më datë 08.10.2017 dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të bashkëshortes ë tij, pasi së bashku me dy fëmijët e tyre kanë tentuar të kalojnë kufirin në Portin e Durrësit në drejtim të Italisë me pasaporta, të cilat dyshohej se ishin të falsifikuara. Më datë 11.10.2017, në ngarkim të tij gjykata vendosi masës e sigurisë “Detyrim paraqitje dhe lënie garancie pasurore”për veprat penale " Falsifikimi i letër njoftimeve i pasaportave ose i vizave " dhe” Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”parashikuar në nenet 189 dhe 297 të Kodit Penal.

Po më datë 11.10.2017, pas njoftimit të marrë nga Interpol Tirana u kryen procedurat mbi arrestimin e përkoshëm të tij, pasi kërkohej nga shteti turk për organizatë terroriste. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

dy.b/shqiptarja.com