Ishte në 'listën e zezë' të Laert Haxhiut për t'u eliminuar, KPA rrëzon KPK dhe kthen në detyrë prokuroren Merita Selimi

Ishte në 'listën e zezë' të Laert Haxhiut për t'u eliminuar, KPA rrëzon KPK dhe kthen në detyrë prokuroren Merita Selimi

Prokurorja e Lushnjës, Merita Selimi, e rikthyer në detyrë nga KPA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi me shumicë votash të rikthejë në detyrë prokuroren e Lushnjës Merita Selimi, duke rrëzuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që e pati shkarkuar nga detyra në korrik të vitit 2023.

Prokurorja Selimi, për të cilën KPK-ja konstatoi probleme me burimet financiare të një apartamenti në Tiranë dhe me likuiditetet, kishte urdhër-mbrojtjeje, pasi u përmend në dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafani se ishte në “listën e zezë” të eliminimeve nga kreu i bandës kriminale, Laert Haxhiu.

Merita Selimi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe prej atëherë ka punuar në Prokurorinë e Lushnjës. Pas konfigurimit të hartës së re gjyqësore, ajo ka ushtruar  detyrën në Prokurorinë e Fierit.

Njoftimi i KPA-së:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 48/2023, datë 26.10.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Merita Selimi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 691, datë 27.07.2023.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

· Ndryshimin e vendimit nr. 691, datë 27.07.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Merita Selimi.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, sot, më datë 12.03.2025”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dinjiteti: 12/03/2025 21:16

    Urime prokurores zj. selimi. Prokurore me dinjitet. Aset per sistemin dhe qytetarine. Grua dhe nene model. Pergezime KPA per rivendosjen e nderit ne vend per zonjen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Fiorentina kalon me përmbysje, Chelsea s'e diskuton kualifikimin! Katër çiftet çerekfinale në Conference League

Fiorentina kalon me përmbysje, Chelsea s'e diskuton kualifikimin! Katër çiftet çerekfinale në Conference League