Xhemal Gjunkshi është emëruar në detyrën e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare pranë kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Në njoftimit e PD-së bëhet me dije se vendimi është firmosur ditën e sotme dhe bazohet në nenin 46 të Statutit të Partisë Demokratike.

Ish-deputeti Gjunkshi ishte një ndër eksponentët e Partisë Demokratike që mori pjesë në takimin e thirrur nga ish-deputeti Ervin Salianji më 27 nëntor me një grup figurash të rëndësishme të PD-së, të cilët morën numrin më të lartë të votave në primaret në prag të zgjedhjeve të 11 majit, por edhe në listat e hapura të garës së pranverës.

Takimi u kuptua si një rrymë e re anti-Berisha brenda Partisë Demokratike, ndërkohë që ende nuk është mbyllur ende totalisht plaga e përçarjes së vitit 2021 brenda forcës politike.