Ishte ngarkuar me gurë dekorativë në Malin e Tomorrit, ndalohet fuoristrada pa targa! Në hetim administratori i firmës private

Ishte ngarkuar me gurë dekorativë në Malin e Tomorrit, ndalohet fuoristrada pa targa! Në hetim administratori i firmës private

Foto ilustruese

BERAT- J. D., 46 vjeç, banues në Novaj , administratori i një biznesi për përpunimin e pllakave dekorative, është vënë në hetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat, pasi një fuoristradë në emrin e subjektit të tij është ndaluar më vendin e quajtur "Rrasa e Novajt" e ngarkuar me gurë dekorativë.

Dyshohet se furoristrada me karroceri dhe pa targa, ishte ngarkuar me gurë dekorativë në Malin e Tomorrit, i cili është edhe zonë e mbrojtur mjedisore.

"Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Skrapar, në kuadër të operacionit "Lufta kundër shkatërrimit dhe mbrojtja e malit të Tomorit nga subjektet që ushtrojnë veprimtari të paligjshme në këtë territor" referuan materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin J. D., 46 vjeç, banues në Novaj, Skrapar, pasi nga shërbimet e ADZM Berat, në vendin e quajtur "Rrasa e Novajt" është konstatuar një mjet tip “Fuoristradë”, me karroceri, pa targa, i ngarkuar me pllaka guri dekorativ, i cili pas verifikimeve nga ana e Policisë dyshohet se është i një subjekti, me administrator shtetasin J. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale "Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore", njofton policia.

/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi: 14/02/2020 11:54

    Shteti ti ngordhe ne dru keta maskarenj,,,mali tomorrit eshte pasuri e kombit eshte dhe i shenjte....

    Përgjigju
  • Lexues: 14/02/2020 11:33

    Nderkohe qe trailer me targa kalojne pa problem

    Përgjigju
  • Kafsha: 14/02/2020 10:55

    Makine pa targa si karroca dylit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë