Kamioni me skaf luksoz drejt Italisë, kapet me 38 kg heroinë në Portin e Durrësit! Report Tv siguron videon, ja si u zbulua droga nga kontrolli (VIDEO)

38 kg heroine është kapur në një kamion në Portin e Durrësit mbrëmjen e djeshme. Kamioni në të cilën ndodhej lënda narkotike ishte gati për të nisur drejt Bari e Italisë, por u zbulua nga policia kufitare e Durrësit. Në pranga ka rënë drejtuesi i kamionit Dhimitër Zykaj, 49 vjeç, banues në Babrru, Tiranë,  i cili po transportonte lëndën narkotike drejt Italisë.

Lënda narkotike ishte e darë dhe paketuar në 68 pako, mbi të cilat shënoheshin 3 kode, me kryq me ngjyrë të kuqe, të zi dhe kafe, që tregon se heroina kishte destinacion për tre grupe të ndryshme kriminale.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të kamionit në vijën e dytë, poshtë sediljeve u konstatuan dy vende të fshehta brenda të cilëve ishin fshehur 68 pako me heroinë, me peshë totale rreth 38 kg. Kamioni-trajleri po transportonte një skaf të prodhuar në Shqipëri drejt Italisë tek blerësi italian. Kamion me targë AA 027 UG në pronësi të Zykajt, të arrestuar, trailer me targa AHR078.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike heroinë, ndërsa materialet në ngarkim të Dhumitër Zykës, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim".

Vetëm pak ditë më parë, më 9 maj, në Itali u kapën edhe 34 kg heroinë, ku në pranga ranë Alfred Tusha dhe Leonard Spahiu. Heroina kapte vlerën 2 milionë euro dhe të  fshehur në shtëpinë e kthyer në laborator droge.

Alfred Tusha dhe Leonard Spahiu, përkatësisht 28 dhe 48 vjeç të cilët u kapën pas një pakujdesie.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:29
Report Tv siguron videon nga kontrolli  i kamionit ku u kap heroina (VIDEO)

Report Tv siguron videon ekskluzive të kamionit me rimorkio gjatë kontrollit që ka bërë policia me qen kufiri, ku u gjet sasia e heroinës. Poshtë selidjes së kamionit me targë AA 027 UG dhe trajler me targë AFR 869, u gjetën 68 pako me heroinë me një peshë totale 38 kg.

Ora 11:38
U kap me 38 heroinë, Dhimitër Zykaj i regjistruar në QKB si pronar i trajlerit me rimorkio

Dhimitër Zykaj në bazë të kontrollit në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton pronar i trajlerit me targë AA 027 UG dhe gjysmë rimorkios me Targë AFR 869. Ai është regjistruar si biznes peron fizik që në shkurt të 2019 në fushën e transportit rrugor kombëtar dhe ndërkombëtar të mallrave dhe vendi i ushtrimit të aktiviteti të tij është në Durrës në Rrugën Taulantia.

Ai u arrestua mbrëmjen e djeshme pasi u kap me 38 kg heroinë në Portin e Durrësit, gjatë kohës q ëpo tentonte të transportonte drejt Barit një skaf lukzos te blerësi.

 

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 19/05/2020 03:26

    Jo me plak u kap se nuk ishte e Edit prandaj

    Përgjigju
  • TONI TIRANE: 18/05/2020 22:49

    Krimi i organizuar eshte bere gangrene e keqe per Shqiperine, sa me shpejt te ike dhe te elominohet aq me mire.

    Përgjigju
  • Sotiri: 18/05/2020 13:28

    Qendra e mafjes dhe kriminele ne Shqiperi dhe bote Tirana Durresi Vlora. Te gjithe kriminel jane

    Përgjigju
    • WTF: 18/05/2020 15:32

      Harrove Fierin, aty behen te gjitha punet

  • Olimbia: 18/05/2020 12:27

    Po 12 të tjerat? Shumë problem i madh

    Përgjigju
  • Lexues: 18/05/2020 09:47

    El chapo style...harroni teatrin se kapem drogen.

    Përgjigju
    • Eri: 18/05/2020 11:17

      Jo mo t.r.a.p po i lejme te kalojne meqe kena pune me teatrin

    • Eri: 18/05/2020 11:16

      Jo mo trap po e lejme te kaloj meqe jena tu u marr me teatrin.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen