Sipas mediave italiane, avokati 54-vjeçari ishte nisur që prej 2 nëntorit nga Porti i Durrës por më pas nuk dihet asgjë rreth fatit të tij. Ai është shpallur i zhdukur nga familjarët e tij. Bashkëshortja e tij, Raimonda ka denoncuar humbjen tek autoritetet italiane, ndërsa të njëjtën gjë ka bërë edhe vëllai i 55-vjeçarit në Policinë e Durrësit. Avokati nuk ka komunikuar që prej asaj dite me asnjë nga familjarët dhe telefoni i tij del i fikur.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjet duke nisur nga sekuestrimi i kamerave të sigurisë në Portin e Durrësit, për të verifikuar nëse Muço ka marrë vërtetë tragetin e linjës Durrës-Bari.
Redaksia Online
J.Sh/Shqiptarja.com












