Një mësues është vrarë dhe dy persona janë plagosur rëndë në një sulm me thikë në një shkollë në Francë. Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin tha se sulmi ndodhi në shkollën e mesme Gambetta në qytetin verior të Arras. Zyrtarët lokalë thonë se sulmuesi është arrestuar, raporton BBC.
Policia për agjencinë e lajmeve AFP tha se gjatë masakrës sulmuesi bërtiti "Allahu Akbar", ose "Zoti është më i madhi" dhe se ai është një 20-vjeçar.
Personi i vrarë ishte një mësues i gjuhës frënge, ndërsa një mësues sporti gjithashtu u godit me thikë dhe u plagos. Mediat lokale kanë raportuar se sulmuesi ishte një ish-nxënës në shkollë.
Policia tha se situata tashmë është nën kontroll. Presidenti francez Emmanuel Macron do të vizitojë shkollën gjatë ditës së sotme.
In #France, a man, shouting "Allahu Akbar", stabbed a schoolteacher to death
— NEXTA (@nexta_tv) October 13, 2023
In the city of #Arras in France, a man with a knife attacked a school. A teacher was killed, several people were injured, BFM TV reported.
All educational institutions in the city were closed after the… pic.twitter.com/LJ6CpBVVIe